Disa “kujtesa” për disa “harresa” të Gabriel Escobarit

Opinione

Disa “kujtesa” për disa “harresa” të Gabriel Escobarit

Nga: Xhevat Mustafa Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:04
Xhevat Mustafa

Në intervistën e tij në mbrëmjen e 13 prillit 2023 në Top Chanell, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, krahas disa opinioneve të drejta e që meritojnë mirënjohje, mbështetje e zbatim, shprehu shqetësim edhe për dukurinë e shfaqjes apo shprehjes me masivizim në rritje edhe në Shqipëri, të antiamerikanizmit. Me të drejtë dhe fare hapur akuzoi për këtë Rusinë. Ndërsa me nëntekst dhe me tendenciozitet të pamaskuar bëri fajtor për këtë zhgënjim ndaj SHBA-së, deri në antiamerikanizëm, Sali Berishën, "duke harruar" se ky prej afro 10 vitesh është një individ politik dhe jo një institucion...!!!??? Sipas tij, ky po e bën këtë për hakmarrje apo kundërveprim ndaj non gratas nga DASH!

Por, Escobar “ harroi“ se edhe pas 2 viteve, “non grata“ për Berishën është e paarsyetuar publikisht me “fakte korrupsioni“ dhe e lënë në nivelin e tij, vetëm me emrin e tij, pa u vazhduar me emra të tjerë, edhe të “kampionit përtej rajonal për korrupsion, kanabizim, pastrim parashë,... “, edhe sipas raporteve vjetore të DASH-it të tij, në këta mbi 9 vjet...“Çuditërisht“ apo jo rastësisht, edhe mbrëmjen e 13 prillit 2023, diplomati i lartë amerikan Gabriel Escobar “nuk u kujtua“ të bënte qoftë edhe një kritikëz të pambuktë apo të sfungjertë ndaj “djalit për shpirt në Tiranë“ të Xhorxh Sorosit dhe“të vëllait po për shpirt“ të Alex Soros dhe Aleksandër Vuçiçit...!!!??? Jo vetëm kaq, njëanshmëria apo filoedramizmi i Escobar "u fshehën" apo shprehën edhe në cilësimin vetëm të Berishës si "e shkuara", që duhet braktisur e lënë pas!!!???

Nënteksti i Escobarit është i qartë, mbështetje e hapur e sloganit të Rama- parti- qeverisë: vështroni dhe ecni vetëm PËRPARA, domethënë pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që sipas tij, janë e përparmja apo e ardhmja!!!??? Edhe deklarimi i Gabriel Escobarit se SHBA do të ketë të bëjë me popullin dhe jo me individë të politikës lë hapësirë për demagogji dhe debat. Ai duhet ta dijë shumë mirë se populli shqiptar, prej mbi 78 vjetësh, është i tufëzuar pas partive dhe kryetarëve. Apo, edhe më keq, është thjeshtë emra në lista dhe vota të vjedhshme e shitshme në kuti zgjedhore; trupa, duar, zëra...në mitingje e protesta partiake; mbushësh kafeneshë, qebabtoresh, lulishtesh për tavëll e domino, plazhezh si dhe”vetëvrasës”(1997), “hekurudhangrënës”...Ndërsa deklaroi për konsum diplomatik e mediatik këtë frazë ekstazuese, "populisti" Escobar gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, takoi vetëm krerë dhe individë të politikës dhe qeverisjes e nuk bëri asnjë takim me qytetarë të thjeshtë apo përfaqësues të shoqërisë civile! Duke u rikthyer tek shqetësimi kryesor i Escobarit dhe tek titulli, nëse do të bënte analizë të thellë dhe objektive, i dërguari i DASH-it do të befasohej se “simptomat e para të antiamerikanizmit“ tek jo pak shqiptarë antiqeveritarë apo opozitarë, nuk janë ndaj SHBA-së në përgjithësi, ose ndaj SHBA-së së presidentëve Wilson, Ruswelt, Aizenhauer, Regan, Bush, atë e bir, Bill Klinton...

As ndaj Partisë Republikane, që në mënyrë figurative dhe faktike përfaqëson rreth gjysmën e SHBA-së. Këto “simptoma antiamerikanizmi“ janë shprehje apo rrjedhoja zhgënjimi e ftohjeje ndaj 3 presidencave të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ndaj rritjes së ndikimit të Xhorxh Sorosit tek jo pak diplomatë në DASH gjatë këtyre 10 viteve të fundit...Është e kuptueshme se mister apo senior Escobar e di shumë mirë se cilët shtete, institucione, individë...janë investitorët kryesorë për kultivimin dhe shtrirjen e antiamerikanizmit në nivel botëror...Edhe pse e di po kaq mirë, po ia kujtojmë se në nivel ballkanik dhe sidomos shqiptar, dozat e antiamerikanizmit, jo krejt rastësisht, “i injektojnë“, edhe disa ambasadorë, misionarë politikë dhe të sherbimeve sekrete të SHBA-së(McGonigal, me miq të mëdhenj edhe në majën e qeverisë së Shqipërisë, e tj), rrogtarë edhe në DASH, FBI e gjetiu!!!??? E bëjnë këtë me veprime dhe mosveprime; me tifozllëk dhe njëanshmërim të ndjeshëm majtas; me deklarime jo objektive; me fotografi shumë miqësore e përtej limiteve të kodit dhe funksionit diplomatik me qeveritarët më të lartë dhe me persekutimin e liderit kryesor të opozitës me një non grata masivisht jo bindëse; me ekspozita pikture në Beograd...të bashkëshorteve, në kulmin e bisedimeve Serbi-Kosovë…! E kanë bërë dhe po e bëjnë edhe me qëndrime dhe deklarata në Beograd, Prishtinë, Ohër…, që u kuptohen lehtësisht nënteksti dhe preferenca politike…, të cilat qelben erë sorosianizmi edhe nga shumë larg!!!???? Nuk është e vështirë për t’u kuptuar se, pa apo me dashje, këta zyrtarë dhe rrogtarë diplomatikë amerikanë “çojnë ujë antiamerikanizmi“, me kanale mbi ose nën tokësorë, në mullirin e Rusisë, padyshim më e interesuara dhe më e pakursyera për të investuar për kultivimin dhe masivizimin e antiamerikanizmit jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në shumicën e vendeve të botës! Pra, burimet e antiamerikanizmit duhen kërkuar më shumë në Moskë e Uashington se sa në Tiranë dhe Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat