Lista Serbe kriminele

Opinione

Lista Serbe kriminele

Nga: Milazim Maraj Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:54
Milazim Maraj

Kuvendi i Kosovës ta nxjerr të paligjshme partinë “Lista Serbe”.

Në të dhënat që janë bërë publike deri tani kuptohet çartë së partia “ Lista Serbe” është kriminale dhe përgjegjëse për: Formimin e të ashtuquajturës 1. “Mbrojtja Civile” 2.“Brigada e veriut” dhe është vetë pjesëmarrëse në të gjitha krimet që ndodhin tani sa vite në Mitrovicë dhe fshatrat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Kjo parti serbet e Kosovës i keqpërdor, i inkriminon dhe i përdor si material për një përdorim për qëllimet e saj kriminale. Kishat tona të okupuara nga serbet duhet të kenë statusin e të gjitha kishave dhe xhamive dhe faltoreve tjera në Kosovë.

Pas këtij rasti duhet të bastisën të gjitha nga se këto mund të jenë mbushur me armë për mes të ashtuquajturve “pelegrin”. Këto kisha kanë shkelur statusin e vet të faltoreve fetare dhe janë shndërruara në qendra spiunazhi të Rusisë dhe kazerma të terroristëve të Rusisë dhe Serbisë. Për këto kisha ortodokse shqiptare dueht të reagoj ne nivele të larta të kësaj kishe në Stamboll. Ne këto kisha në emër të pelegrinëve qarkullojnë kriminel të luftës, ekspert diversant, të Wagnerit, Putinit dhe të Bia-s. Kisha e Banjskes u gjet e mbushur me armatim dhe mjete tjera luftarake.

Kërkesa e Millan Rakiqit dhe presioni në Bruksel e SHBA që të hiqen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nga veriu i Mitrovicës kishte këtë qellim, këtë e dinin institucionet tona në Kosovë por nuk e besonin ndërkombëtaret. Ja pra qëllimi ishte mbushja me armatim e kësaj zone dhe pastaj të inskenoj konfliktin për të akuzuar Kosovën për terror dhe paaftësi të funksionimit si shtet i pavarur. Të gjitha këto armë arritën të futën në Kosovë pa i hetuar KFOR-i dhe Eulleksi dhe policia e Kosovës e zvogëluar në numër sipas kërkesave të misionarëve nga Brukseli . Si duhet të kuptohet kjo futje e armatimit në sasi kaq të madhe në prani të këtyre forcave elite të sigurisë në botë? •Ishte neglizhencë? •ishte paaftësi? •Ishte korrupsion •Apo është krejt diçka tjetër një sakrifikim e Kosovës në këmbim të ndonjë marrëveshje me Serbinë? Ky sulm terrorist duket se duhej të ndodhte në këtë kohë sa janë në këto pozita Borrell dhe Lajçak që vijnë nga dy vende që nuk e duan Pavarësisë e Kosovës dhe Kosova të gjendej në një realitet të ri për të cilin do të bisedohej në rrethana te reja. • Duket që SHBA këtë çështje e ka lënë në dorë të BE dhe këtyre misionarëve që nuk e duan Kosovën shtet të pavarur.

Përndryshe të i vihen sanksione Kosovës dhe të përkëdhelet, përkrahet një kryetarë kriminel që do të duhej të ishte person Non Grata, i një shteti që ka bërë kaq shumë krime që nga viti 1999 në republikat e ish Jugosllavisë- hiq krimet e vazhdueshme ndaj shqiptarëve dy shekuj më herët që do të duhej të dënohej për gjenocid dhe krim ndaj njerëzimit. Që vret policinë e Kosovës, që mbush veriun me laboratorë droge dhe monedhave virtuale të kundër ligjshme që vazhdon me kontrabandë të llojeve të ndryshme, që udhëheqësit të këtyre rrjeteve mafioze Radojçiq, Veselinoviq, Rakiq , Vulin etj janë njerëzit më të afërt të kriminelit Vuçiq, që i mbron dhe i strehon këta kriminel, kriminelet e luftës i ngrit në pozita të larta shtetërore dhe i motivon për luftëra të tjera ndaj fqinjëve dhe më gjerë sipas marrëveshjes me Rusin për të ndërtuar botën ruse.

Ky kriminel president i shtetit kriminel, tani thirret i barabartë në tavolinë me viktimën nga Kosova që sillet pa pikë edukate në gjuhën serbe që e njef mirë edhe z. Lajçak; e jo vetëm kaq por përkrahet nga misionaret që duhet ta respektojnë besimin e BE dhe duhet të kishin së paku paanshmëri në këtë mision. Behët presion mbi Kosovën që të pranoj një shtetësi të Serbisë, mbi shtetin e Kosovës për mes të asociacionit të Komunave serbe. Kosova ka pranuar mjaftë kërkesa të Serbisë për hire të kërkesave të BE dhe aleatëve të saj, për ngritjen e fshatrave me shumicë serbe në Komuna, këtë pas pastrimin e fshatrave të veriut të Mitrovicës nga 13.000 shqiptarë në prani të KFOR-t francez, tani këto fshatra komuna kërkojnë asociacion ku do të i kenë policinë e vet dhe plotë mundësi tjera për të instaluar ndikimi i Serbisë mbi Kosovën. Kjo ishte kërkesa e kriminelit serb Sheshelit para luftë. “Kosova të jetë si lëkura e Leopardit” këtë kërkojnë edhe sot misionarët e njëanshëm të BE dhe ata nga SHBA të korruptuar nga Serbia dhe Rusia . Kjo është kërkesa e kriminelit serb Presidentit Vuçiq dhe krye tarit të LS. Millan Rakiq. Kurse nënkryetari i kësaj liste Radojqiq komandon aksionin terrorist në Banjskë. Kosova nuk duhet ta pranoj kurrë ndikimin serb në Kosovë, sikur që nuk duhet të pranoj as asociacionin as në fillim as në fund të dialogut. Kosova mund të funksionoj edhe nëse Serbia nuk do të njohë fare. Serbia do të ketë probleme të brendshme andaj asnjë ndikim i Serbisë nuk duhet të lejohet në Kosovë.

Nuk sakrifikohet sovraniteti i vendit për marrëveshje fqinjësore me një shtet, terrorist, më të pa besë që tërë historinë e vet e ka të vendosur mbi bazën e krimit, që pranon marrëveshje dhe nuk i respekton që nuk dinte qëndroj i lirë por vetëm si sadist ose mazoist. Serbia BE-në e konsideron armike dhe nuk do të jetë anëtare në BE kurrë. Ajo pret të futët në Botën ruse qoftë e vogël apo e madhe të jetë ajo. Ka plotë probleme të brendshme që i manipulon me gjeja mbrojtjen e serbeve kudo që janë ata. Punon tani që kjo botë antinjerëzore të ketë shtrirje sa më të madhe. Për këtë ka projekte të përbashkëta me Rusinë. Për këtë konsultohet në vazhdimësi me ambasadën ruse për çdo hap të veprimit në këtë projekt. Konsultimi i fundit ishte pas terrorizmit në Kosovë. Ikja e grupit terrorist nga Manastiri i depo e terrorizmit, mund të ketë pas edhe pjesëtarë të terroristeve rus. Forca është e vetmja gjuhë që ky shtet çerdhe terroriste e kupton madje fare pa përkthyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat