Krisi Mali 100 Arusha!

Opinione

Krisi Mali 100 Arusha!

Nga: Milazim Maraj Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 09:35
Milazim Maraj

Çka kërkon Serbia të mbulojë më këtë lajm të rremë? Kështu fillon një anekdotë shqiptare. Një njeri kishte pas shkuar në mal. Ishte frikuar shumë dhe pa frymë kishte mbërri në shtëpi.

Atje e pyesin pse po ikë. Ai ishte përgjigjur me kanë sulmuar 100 arusha. Këta duke biseduar ia ulin nga pak numrin, nga pak dhe në fund kishte tregua se nuk e ka parë asnjë arushë por e ka dëgjuar një krismë në mal. Këtë anekdotë ma përkujtuan 100 pushkët që i shpjegojë Serbia. Paska krisë 100 pushkë në drejtim të policisë serbe por nuk ishte vra apo plaguar askush.

Pastaj këta polic i paskan parë duke ikur në drejtim të Kosovës disa njerëz, por nuk e shpjeguan e nëse në drejtim të tyre kanë shti apo jo?. Kanë tentuar të i zënë apo jo? Ikën apo morën pozicione mbrojtëse policia serbe? Ky tregim kështu i pa përfunduar ka gjasën e anekdotës ” Krisi mali 100 arusha”. Por mjetet e informimit njoftojnë se ekspertët rus në Serbi kanë përgatitur 150 të trupa serb për operacione të ndryshme.

Nuk u tha nga Drecun as të tjerë që lëshojnë informata të rrejshme nëse këta që shkrepën armët ishin nga ata të stërviturit e ekspertëve rus? Ishin në ndonjë trajnim sulm dhe mbrojtje me policinë e Serbisë buzë kufirit me Kosovë? Ishte kjo një gënjeshtër për konsum të brendshëm, kinse Serbia është në rrezik, apo që situatën në tension ta mbajnë nga se vetëm në një situatë të tillë shoviniste mundë të qëndroj Qeveria e Vuçiqit në pushtet? Nëse këtë i shtojmë edhe argumentin e dënimit të mësuesit serb( apo shka) nga Nishi i cili u mor ne pyetje pse e paska fshi parullën “Kur ushtria do të kthehet në Kosovë” nga muri i shkollës. Bazuar në këtë ndëshkim të mësuesit del që Qeveria e Vuçiqit nuk respekton as ligjet e shtetit të vet që në shkollë të mos ketë politikë. Pse e bënë këtë apo kjo vepër është” dhuratë nga qendra e humanizmit rus në Nish”, sugjerim apo urdhër nga Kisha serbe që fëmijët të edukohen armiqësisht ndaj shqiptarëve edhe pse shumica e tyre kanë ADN shqiptare. Që politika shoviniste është i vetmi tra që e mbanë këtë krijesë politike kriminale dhe te rrezikshme në këmbë është shovinizmi serb; tregon edhe deklarata e Dodikut i cili deklaron se: armiqtë më të mëdhenj i kanë boshnjakët e Bosnjës prandaj ushtria serbe do të kthehet në Sarajevë.

Pse kjo shqiptarofobi, boshnjakofobi, kroatofobi, fobi, fobi, fobi? Stil i kukuvajkës që më këtë refren të uzurpoj foletë e huaja.

Kush bëri masakra në Kosovë, Bosnjë, Kroaci etj Serbia apo këto shtete? Një grup miks, bellorus, rus dhe një shqiptarë të gjorë. Ku ishin nisë këta të gjorë, që kaluan kufirin ilegalisht? Apo kërkonin grupe tjera për trajnim për të sabotuar shtetet demokratike dhe për të futur virusin rus në këto shtete. Apo ishin këta me detyrë për ndonjë sabotim të radhës si atë të ujmanit. Lista Serbe posa filloj punën tregojë se rrugën e ka në kaheje të kundërt të paqes në Gadishullin Ilirik dhe BE. Derisa këta flasin për shkelje të drejtave të njeriut në Kosovës. Krimineli Sheshel zbulon një sekret se ushtarët e tij tani që tani me ata nuk ka marrëdhënie të mira kanë ngrënë qebapë më mish njeriu gjatë luftës në vitet 1990/99.

Ndërsa Serbia ankohet për aleancën për siguri të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Pse ankohet Serbia kurë e di që asnjëra nga këto shtete nuk do ta sulmojë. Kjo del që kjo aleancë ka prish planet agresive të këtij shteti fole kriminale. Plane të gjeopolitikës ruse për Botën ruse, që në serbishte quhet Serbia e madhe. Policia e Kosovës në shtëpitë e pa banuara të serbëve në Mitrovicë gati çdo ditë gjënë armë, eksploziv dhe materiale tjera luftarake dhe drogë.

Ndërsa Vuçiq në Kosovë lavdëroj Milloshefiqin kriminelin serb, kurse e mbanë nën sqetull Radojqiqin; e kriminelet që u vranë në gjatë përleshjes në Banjskë i shpallën heroi dhe mbajtën zi për ta. Kidnapimin e një turisti në Beograd policia e Serbisë nuk i kapi kriminelet por këtë e arsyetoj presidenti kriminel se kidnapuesit mund të ishin të jashtëm. Po të kishte ndodhur diku afër kufirit sigurisht që do të akuzonte shqiptaret.

Vazhdon pa ndërprerë arrestimi dhe burgosja e shqiptarëve që kalojnë transit nëpër Serbi. Kërkesa e qytetarëve të Vojvodinës për Republikë të Pavarur është shumë e arsyeshëm. Brenda kësaj Serbie nuk ka mundësi të zhvillohet jetë normale e civilizuar për qytetaret. Gadishulli jonë më ketë fqinjë të varur nga Rusia kurrë, nuk do të jetë i qetë. Armatimi adekuat i Kosovës , Kroacisë dhe Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Aleancën NATO- SHBA janë garanci për paqe në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat