Kryqëzata për Presidentin e Republikës

Opinione

Kryqëzata për Presidentin e Republikës

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 10 gusht 2026 Në ora: 16:07
Fotoilustrim nga autori: Ramazan Bekteshi

Beteja për Presidentin po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kryqëzatë politike. Në shumë aspekte, i ngjan betejës së Davidit me Goliatin. Kur në një shtet vendimtare bëhen interpretimet e Gjykatës Kushtetuese më shumë sesa vullneti i shprehur në parlament, dhe kështu lind debati nëse demokracia po funksionon sipas frymës së saj të plotë.

Në Kosovë, politika prej kohësh po sillet në një rreth vicioz. Opozita e ka pasur mbështetjen e mekanizmave kushtetues, ndërsa Kurti fuqinë e votës popullore. Të dyja palët e dinë mirë peshën që ka pozita e Presidentit në zhvillimet politike deri në vitin 2028 dhe ndikimin e saj në balancat e pushtetit.

Pikërisht për këtë arsye, në këto momente sfiduese për vendin, Kosovës i duhet një President i pavarur dhe mbi palët, një figurë apartiake që mund të kontribuojë në pajtim, unitet dhe stabilitet institucional, e jo thjesht në arritjen e kompromiseve të radhës politike.

Bllokadat, kurthet politike dhe përplasjet e pafundme nuk e përmirësojnë jetën e qytetarit. Kosovës i duhet një lider bashkues, që do të shërbente si urë mes institucioneve dhe forcave politike. Një President i tillë mund të jetë ‘ilaçi’ që i nevojitet një vendi të lodhur nga betejat pa fund dhe konfliktet pa kuptim. ‘Kushtetuta plotë me harrna e Ahtisarit’, nuk është e paprekshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat