Festa pravosllave e Krishtlindjes në Kosovë

Opinione

Festa pravosllave e Krishtlindjes në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:36
Milazim Maraj

Mëkatet të reja serbe në emër të Krishtit dhe zotit. Argumentet historike duhet të mbahen në opinion, për shkak të specifikave ballkanike. Thirrja serbe në Luftën e Kosovës dhe e “drejta e tyre” për  Kosovë janë farsa të pa debatuara mjaftueshëm nga shqiptaret duke lënë një mjegull  të pa skjaruar për opinionin e gjerë, në veçanti për brezin e ri.  

Kjo mungesë e debatit për gjeneratat e reja le mundësinë për keqkuptim dhe lenë pa tekst të rinjtë shqiptarë. Serbia trumbeton të pa vërteta për luftën në Kosovë; së kjo ishte mbrojtja e Kosovës dhe e krishtenizmit dhe tani kjo është pronare në Kosovë etj.  Në kuadër të kësaj mjegulle duhet të përgjigjemi në këto pyetje:

A ishte e vërtet që Serbia mbrojti Kosovën?

A u mbrojt krishtenizmi në këtë luftë?

Që të dy këto pohime janë të pa vërteta.

Serbia tenton të falsifikoj argumentet historike për betejën e Kosovës, e vërteta qëndron ndryshe.

Në këtë luftë kishin marr pjesë Princat e bashkuar të Ballkanit: Kontët: Balsha dhe Jonima shqiptar.

Mbreti  Tvertko, boshnjak. Princi Mirçea rumun.

Princi Llazar serb. Këta këtë luftë e humben ballkanasit. Humbja ishte katastrofave. I terë Ballkani ra nën sundimin turk.

Beteja e Kosovës nuk e shpëtojë Evropën si që pretendon Serbia. Përkundrazi ajo e nxiti më keq luftën kundër Evrope. Beteja e Kosovësnë vitin 1389 ishte fitore absolute e ushtrisë turke. Princi Llazar nuk u vra heroikisht gjatë betejës. Ai u zu rob dhe pastaj u ekzekutuar në formën më të mjerë, i gjunjëzuar para ekzekutorëve.

Sulltan Murati nuk ra heroikisht në betejë, ai  u plagua më vonë nga një djalë i ri që nuk ishte serb, por shqiptar ortodoks nga Drenica fshati Kopiliq.  As kush nga historianet Evropian apo botëror nuk e pranon së Serbia mbrojti  Evropën dhe krishterimin më Betejën e Kosovës.

Tek në vitin 1444 Shqipëria u çlirua nga Turqia. Ishte Konti shqiptar Gjergj Kastrioti i cili filloj luftën në Nish dhe çliroj terë Shqipërinë. Për 25 vite pra deri sa ishte gjallë, mbajti të  lira trojet tona.

Gjergj Kostriotin e quajti atleti i Krishtit; Papa në Romë, jo serbet. Serbet tentuan ta vjedhin edhe Gjrgj Kastriotin; për ta pasur si vlerë në historinë e tyre kriminale.  

Krishtlindja ortodokse në kishën e ndërtuar në kompleksin e UN”Hasan Prishtina” u përdoren për qëllime të këqija. Futja e popit Teodosije  më kallogjerët e vet natën në këtë kishë për të” festuar”;kishte qellim tjera si: provokimin e shqiptarëve, për të treguar kondicioni dhe epshin për okupim, për të nxjerr pamjen e serbëve të vuajtur në opinionin e gjerë, këmbënguljen për të mos hequr dorë nga okupimet etj. Kështu duke vajtuar dhe  bërë më mjeshtri rolin e viktimës të bindin botën për “drejtësinë serbe dhe vuajtjet e tyre”. Por deri sa Teodosije  më kallogjerët e vet në natën e ftohtë dhe të errët, që më shumë përngjanin në dhampirë së në shërbëtor të zotit, pretendonte hapjen  e kishës fantazmë.

Deputetet e parlamentit tonë, që ftoheshin në seancë për një rezolutë të rëndësishëm, nuk mundë të tuboheshin sepse ishin në pushime. Këtë kishë popi Teodosije e quajti “Krishti Shpëtimtar”. Kjo kishë u ndërtua dhe përurua nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. A është ky Krishti shpëtimtar?. Serbet para lufte  shpëtimtarë  e quanin Sllobodan Millosheviqin?. Pra a është ky Krishti i ri i serbëve?

Millosheviqi më profesion ishte pop dhe pse jo???!. Po të krahasohet Krishti i cili në momentin kur po gozhdohej në kryq i lutej zotit që mëkatarëve të ua fal mëkatet sepse nuk po dininë çka po bëjnë. “Krishti shpëtimtar i serbëve” ishte kasapi i Ballkanit, kurse popi Teodosije ishte popi që bekoj luftën serbe në Kosovë, bekonte vrasjet e shqiptarëve të pa fajshëm, pa i përjashtuar edhe të sëmurit dhe të paralizuarit, gratë shtatzëna,pleq plaka, njerëz më aftësi të kufizuara. Popi Teodosije bekoj dhunimin e femrave shqiptare,plaçkitjet dhe kalljet e shtëpive shqiptare. Ky pop bekoj gjenocidin kundër shqiptarëve dhe pastrimin e Kosovës nga shqiptaret.

Institucionet tona nuk gjetën arsye për të ngritur padi për nxitje, motivim dhe bashkëpunim në krim për popin Teodosie dhe popat tjerë të inkriminuar.

Pamjet  e kësaj feste përputheshin më qëllimet e tyre ogurzeza. Pamjet fantazme në Kishën e ndërtuar në Kompleksin e UN.”Hasan Prishtina”. Ceremonia që u bë në këtë kishë natën pa drita tregonin pamjen e vjedhjes dhe okupimit të tokave dhe pasurive tona. Kjo është një ofensivë serbe në Kosovë e organizuar nga popat  dhe kriminel nën petkun e pelegrinëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat