Aleksandër Vuçiq dhe Kosova e pavarur

Opinione

Aleksandër Vuçiq dhe Kosova e pavarur

Nga: Skënder Karaçica Më: 31 maj 2017 Në ora: 18:27
Skënder Karaçica

Aleksandër Vuçiq në kohën vrastare të Millosheviqit që përmes forcave ushtarko-policore dhe me çakojtë e thikave mbi shqiptarët në Kosovë, ishte krahu i djathtë i ultranacionalistit V.Sheshel, i cili bënte thirrje nga rrugët e Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve dhe për ,,tokën e djegur,,! Tashti ky pioner i shkinisë në karrigen e re të presidentit të Sedrbisë,rithekson se ,,do të ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë,,(!).

Kur në Beograd vinte diplomati amerikan apo ,,Bulldozheri i Ballkanit,, Richard Hollbrook dhe takimet me krerët serbë në Beograd,në një paraqitje të tij për shtypin e kohës, duke folur për çështjen shqiptare dhe të Kosovës, pati nënvizuar se në Amerikë themi:,,Martesë me pushkë,,!

Ka kaluar koha për Serbinë që të mbajë Kosovën ,,Me martesë me pushkë,,(sic!). Kosova asnjëherë nuk ishte pjesë e Serbisë dhe mos harroni se historiani nga Londra, Noel Malcolm thoshte se kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë që nga lashtësia është Rashka e sotme (Noel Malcolm: Kosova një histori e shkurtër,,Prishtinë-Tiranë,2001)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat