Koalicioni PAN-A, është gati atëherë kur autorizon Beogradi

Opinione

Koalicioni PAN-A, është gati atëherë kur autorizon Beogradi

Nga: Dedë Preqi Më: 7 shtator 2017 Në ora: 16:20
Dedë Preqi

Ky popull duhet të jetë shumë i durueshëm, jo vetëm këtë herë, por durimin dhe përtej durimin e tij e dëshmoi shumë herë në episode edhe më të rënda, por ajo që e brengos më së shumti, nuk e ka pritë që njerëzit e këtij vendi do të bëhën shkakëtarë i shumë të këqijave, duke menduar se ato të këqija do i bënin vetëm armiqtë që nuk ia donë të mirën këtij populli dhe vendi.

Ndërsa, arsytimet mbi të cilat mbështetën këto fakte janë ngjarje të cilat i kemi në vitrinat e përditshme politike, sidomos ngjarjet e fundit në zhagitjen e konstituimit të Kuvendit dhe qeverisë, që fatin e këtij populli dhe këtij shteti po e nëpërkëmbin njerëz dhe protagonist të llojit intrigant dhe arrogant, të cilët u bënë udhëheqës dhe vazhdojnë të mbesin akoma  në krye të udhëheqjes së këtij vendi.

Në këtë mënyrë, ecja drejtë përspektivës dhe zhvillimit të përgjithshëm të këtij vendi është e pa mundshme, duke marrë parasysh kompletimin qeveritar që kemi në këto çaste të koalicionit PANA, ku rruga zhvëllimore e suksesëve do të realizohej nga grupet e tilla me të njëjtit protagonista të dështuar dhe të inkriminizuar në udhëqjet e kaluara, së cilës i shtohet edhe një rimarkio politike e minoritetit serb, e cila do ta drejton këtë herë qeverinë e Kosovës me disa ministri, sipas tekëve dhe qëllimëve të veta përmes urdhërave të Beogradit.

Sinqeriteti i kualicionit PAN-A, del në sipërfaqe disa herë me dështimet e saj dhe herën e fundit me pataricën e AKR, dhe z.Pacolli, duke plotësuar numrat për të kompletuar një qeveri formale, e cila akoma më neglizhencë dhe frikë e merr guximin të del  në shesh të Kuvendit dhe ta thotë fjalën e saj, për të dhënë kandidatin për kryetar të Kuvendit, sikur i takon me ligj, por si duket, sikur që pazarët i filloi natën nëpër terr me një rrjedhë të pazakontë, ashtu edhe suksesët e saj po bëjnë «dritë» në të njejtën mënyrë, që nuk japin ndonjë argument për të besuar mandatin e tyre në të ardhmën.

Lëvizja e z.Pacolli, herë me LAN-nin, e herë me PAN-nin, po dëshmon jo seriozitet dhe jo një reflektim të besueshëm, në këtë rast kjo lëvizje e ka vënë në dyshim edhe suksesin e ardhshëm të kësaj partie, e cila në udhëheqjen e këtij lideri të biznesit, dëshiron të krijoj famë edhe në politikë, që do të ishin në kundështim të njëra-tjetres, për shkakun se njëra i përketë kapitalit dhe interesit privat, ndësa tjetra i përketë kapitalit të interesave të vendit dhe shoqërisë.

Kjo qeveri, sa do që do të paraqitet e kompletuar nga ana e kualicionit PAN-A, për krijimin e  qeverisë së re, nuk mund të fsheh të vërtetën e saj kriminale dhe korruptive që ka brenda përbërjes së saj, dhe si i tillë ky koalicion nuk do të jetë një koalicion jetëgjatë, sepse të turbullon gjakun dhe mendjen logjika e rrethanave të krijimit të saj, nga forma dhe funksioni të cilin mund ta realizoj kjo qeveri, kur lista serbe, do ta luaj rrolin kyq në gjitha vendimet e rëndësishme në këtë periudhë qeverisëse.

Përndryshe, kjo qeveri me një përbërje të këtij lloji, ku edhe të metat e natyrës dhe formacionit të saj, mund të cilësohen se janë të metat karakteristike edhe të sukseseve të saja në të ardhmën, të cilat kanë dhënë dëshmi në provat e para të qeverisjes dhe në këtë rast, kur lista serbe do të qeverisë me tri ministri, realizimi i disa segmenteve pririotare më rëndësi për shtetin e Kosovës, sikur që është formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të mbetët vetëm një iluzion, që do të nënshtrohet urdhërave të kësaj liste dhe direktivave të Beogradit.

Boshti kryesor  i shtetit, që do të thotë është Kuvendi, vegetojnë të gjitha karakteristikat e kopleksitetit të natyrës së shtetit, duke filluar prej prirjes së përbërjes së tij dhe deri te rroli dhe natyralizimi si bosht kryesor për marrjen e vendimeve të rëndësishme të shtetit. Në këtë mënyrë, përmes deputetëve të Kuvendit, fjala e tyre bëhët shprehje dhe arsye e nevojave të cilat shdërrohen në qëllime dhe projekte shoqërore.

Ndërkaq, sjelljet dhe natyra e disa liderëve politik dhe deputetëve laramana, nuk disponohet durim i mjaftueshëm për ta përcjellë rrolin e tyre, apo të presim që gjërat të thuhen në çastin e duhur dhe të nevojshëm nga ana e tyre, sikur që ishte edhe rasti i z.Pacolli, i cili komentohet në mënyra të ndryshme, por, ai sikur shpejton prore që t’ia thotë, apo të paktën të sinjalizoj popullit «adutin» kryesor që në fillim, i cili në emër të karierës ua zgjati keqbërësve edhe një mandat.

Në këtë rast, nuk mund të thëmi se e zgjidhëm problemin e Kuvendit dhe Qeverisë, por që tani i kemi ngatërruar edhe më shumë penjët e procesëve të zhvillimit dhe kuptimin e shtetit tonë demokratik, si shtet i pavarur dhe sovran, duke i dhënë një kahe tjetër, që na kthen, ose na tërheq mbrapa. Duke ditur se, kjo cilësi apo karakteristikë e kësaj metode e formës së qeverisjes, nuk ka predentime për një qeverisje efektive, që do të përvetësonte në mënyrë të suksesshme mirëqenjën e këtij populli dhe vendi, nëse në rend të parë, nuk është tendencë e jona, si shumicë shqiptare, që jep përshtyje dhe përkushtim për një shtet më përspektiv.

Mandej, çfarë do të jetë vizioni i së nesërmës dhe kjo qeveri si do t’ia dalë, kur dihet se janë disa nyje, të cilat kërkojnë shumë kujdes, sidomos, çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sëcilës do ti shtohet edhe çështja e Demarkacionit me Serbinë. Mandej, çështja e Komasacionit e Komunave  serbe në pjesën veriore të vendit dhe ajo që do ta karektirizojë këtë qeveri, do të jetë edhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës, si çështje, që do të varët nga lista serbe dhe autoritetët e Beogradit.

Prandaj, nuk ka dyshim se, ky koalicion i ashtuquajtur PANA, në fakt nuk është një bashkim i forcave të vullnetshme që kanë qëllime të përbashkëta për ndërtimin dhe zhvillimin e këtij vendi, por mos të thëmi se bashkimi i këtyre forcave bashkon fatkeqësinë e këtij vendi, i cili fare nuk mund të jetë liberal dhe i bindshëm, kur rrjedhat dhe nyjet kryesore të vendimëve për shtetin e Kosovës, duhet të vendosën përmes kanaleve dhe projekteve të Beogradit, që do të orientohen nga lista serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat