Një lajm i trishtë ekonomik

Opinione

Një lajm i trishtë ekonomik

Nga: Fatmir Lohja Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 08:24
Fatmir Lohja

Në një cep gazetë,të zhveshur cullak,lexoj një lajm të trishtë ekonomik:” Në këtë tetor,70 bisnese VIP dhe 396 bisnese të mesëm ,e të vegjël,kanë hedhur në gjygjë zyrat tatimore.”

Pa hyrë për të dhënë drejtësi, për mungesë informacioni,nuk do “ as laps,e as kalem” të kuptosh ,se minimalja,midis bisnesit dhe tatimorëve nuk ka bashkëpunim.Ligji i përcakton qartë ndarjet e e bisneseve në; Vip-a,të mesëm;të vegjël,mbi bazën e dy kritereve,të cilët janë, të ardhurat dhe numuri i të punësuarve.Shoqëritë VIP,ndonëse janë të pakta në numër,mbajnë mbi supe mbi 70 % të planeve të qeverisë,në treguesin  e të ardhurave në buxhet.

Bisnesi nuk është punë e lehtë.Ka halle e shqetësime çdo ditë,çdo orë,çdo minut. Mungon kjo,më pas ajo,shpesh mungojnë mjetet xhiros.Një akt-pezullim,që nuk është i shkruar as si koncept në asnjë ligj,se i çohet X zyrtari,kinse  për verifikim,i shkatërron hallkat e debi-kreditve si tullat në rresht.Kur e para rrëzohet,marrin shoqe-shoqen  përpara, me sira,pavarësisht sa sa i gjatë është vargu.

Duhet të jemi të bindur të gjithë ,se po ndërtojmë kapitalizmin. Kapitalis, pronar, bisnesmen, fermer,tregtar,sheik i njëjti term është per ekonomistët, kur k minimalia ka një të punësuar.Kapitalisti nuk është “Barkderri “ i komunizmit,por lokomotiva që tërheq trenin e zhvillimit ekonomik të vendit .Don apo nuk e don zyrtari,këtë apo atë bisnes,filananin apo fistekun, mendimi i tij individual nuk ka asnjë rëndësi as për shtetin, e as për shoqërinë.Në këtë shkrim nuk dua të marr në  mbrojtje matrapazët.Fatkeqësisht ka pasur,ka e do të ketë.” Pyllë pa dosa e derra nuk ka”- është shprehja popullore.Matrapazët i urrejmë  edhe ne ekonomistët .Rrespektojmë kapitalistët  e ndershëm,të përkushtuarit në punë, që guxojnë dhe zgjidhin çdo veshtirësi qe u del përpara.Eshtë aksiomë ekonomike: “ Kush ka akumuluar më shumë pasuri, është më i; dituri; shkathti;sukseshmi. Duhen nderuar,duke i vënë në krye të tavolinës,sepse janë më organizatorët  në ekonomi.”

Nuk është gjoba që i sheshon masmarreveshjet privat-shtet.Nuk është burrëri të shtypi i forti të ligun,përkundrazi është njerzillëk kur i shendoshi përkushtohet të shërojë të sëmurin.Gjoba  mund të jetë e fundit masë ,për ndonjë matrapaz. Për ekonomistët, gjobat masive ,janë  supërtaksa,që i vihet pas shpine bisnesit e qytetarëve mbarë.Shteti, që mendon të qëndroje në këmbë,mbi gjobat e grumbulluara,e ka humbur orientimin për zhvillimin ekonomik të vendit të tij.

Nuk duhej të rekrutohej në punë inspektori,qe u pa nga të gjithë shqiptarët,në një nga emisionet investigus: ”Në lokalin pa klientë,vë gjobë 300 mijë lekë,se po pihej duhan nga kanarinat në kafaz.”Ky veprim është abuzim i qartë me detyrën e zyrtarit te shtetit.As gjoba, e as  nëpunësi, në fjalë nuk e bën rehat shtetin, me të tilla veprime.Eshtë e kundërta ,bisnesi pa kliente, plus supërgjobën në tefter,shkon në faliment.Ku do t’i marrë paratë shteti, kur bisneset falimentojnë!?

 A kanë zgjidhje këto konfliktë?Për ekonomistët, nuk ka asnjë problem ekonomiko-financiar që nuk zgjidhet,po qe dëshira e mirë palëve për bashkëpunim.Shteti ,kapitalistët e ndershëm,duhet  t’i mbajë në krahun e djathtë.T’u rrijë pranë, për t’i larguar “mizat” shtetërore  që kërkojnë t’u lepihen . Meqë shoqërite VIP,janë pak në numër,por mbushin thesin e shtetit me para, duhet të jenë në kujdes të veçantë.

Të krijohet zyra,lart në qeveri,që t’i rrinë bisnesit sa më pranë për të zgjidhur shqetësimet e ditës .Jo  zyrë audituese,se të tilla zyra  ka pa masë anëkend vëndit,si në pushtetin qëndrorë  edhe lokal,por zyrë kordinatore. Kordinatori,që  zgjidh shqetësimet bisnesit,pa gjoba,pa gjykatë dhe bisnesi e rrespekton duke shlyer të gjitha detyrimet financiare në shtet,i duhet dhënë një bonus i majm,për ta ruajtur  mos të rrëshqase  në grackën e informalitetit.

Nuk po i bëjmë verejtje qeverisë.Po e këshillojmë si ekonomistë me ekperiencë,se në sdadin akual të zhvillimit të ekonomisë,kordinatoret e aftë,të ndershëm, fuqiplotë, të nxjerrin urdhër -zhdëmtimet deri në qindarkë,ndaj zyrtarëve që pengojnë bisnesin,pra zhvillimin ekonomik te vendit.Këshilla e jonë, bie pak në kundërshtim me kapitalistët.Ata kanë kërkuar të administrojnë një digaster për hesapin e tyre.Jo në një dore,sepse edhe peshorja ka dy krahët e saj.

A ka ekonomistë të tillë në Shqipëri? Sa është e sinqertë, është edhe naïve,  pyetje.Ekonomistët e mirë dhe të ndershëm  nuk gjinden as në mitingje e as në selitë e partive. Kapitalistët,me nuhatjen e tyre të hollë,i kanë nxjerrë nga tregu i punës me kohë.I kanë në  krah të djathtë ,për mirëadministrimin e  pasurive të tyre. Në eksperiencen time 37 vjeçare,njoh shumë ekonomistë dhe  ekonomiste  të aftë e të ndërshëm .Bashkëbisedojmë, debatojmë,këshillohemi, që gjithësecili, jo vetëm mos  të  koritet,por të jetë më i miri në aktivitetin ekonomik, që i ka dalë për zot të  administrojë.

Mendojmë,se me këtë arsyetim,qeverisë  i bie shumë më lirë kur mbledh të ardhurat pa gjoba e gjygje dhe stimulon bisnesin te invetoje pa pengesa burokratike në atdheun e vet.

Shteti  merr kredi sa të dojë,që është më lehtë sa të mbledhë tatimet e takasat në vend, mund të rekomandojë ndonjë që nuk është ekonomist. Bankierët janë supërkapitalistë. Të shkulin dhëmbë e dhëmballë,për një “çik” fitim.Aktualisht, shihet Greqija se në çfare derexheja ka shkuar,kinse nga ndihma e tyre.Po e mbylleme thenjen e ekonomistit Henry C. Alexander:“Rritja e huamarrjes duhet të jetë e njëjtë me rritjen e aftësisë për të shlyer. Përndryshe nuk po zgjerojmë ekonominë, thjeshtë po e fryjmë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat