Politikani i katundit

Opinione

Politikani i katundit

Nga: Fatmir Lohja Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 09:24
Fatmir Lohja

Me shumë bujari,një mik i vjetër,na ftoi në festën e fshatit. Nuk ishim shumë festues. Në krye të vendit qëndronte,një bashkëmoshatar,me kostum të zbardhur nga dielli.Jo miqt, por as mizat, nuk i la të gumëzhinin. Fliste,duke i ndarë fjalët në rrokje, si kryetari i opozitës,për situatën politike jo vetëm shqiptare, por edhe botërore. Kur i gjithëdituri, filloi të argumentojë  çeshtjen Tahiri, u bë i padurueshëm për të gjithë.

Meqë na e prishi ndënjen, megjithse përpara kishim meze e pije bio dhe në bollëk, me pyetje, kundrapyetje, u munduam t’i shkalfitnim mendimet .Informacioni i bollshëm, që e hithte për ne degjuesit, rreth tavolinës,ishte i tëri mediatik, i pa qëmtuar me vëmendje, ndonëse ai bënte be e rrufe, se gjithmonë kishte qenë prezent. Për të mos e bërë zallamahi, si në parlament, vendosëm kode, për të vënë sira, në pyetjet që do t’i drejtonim politikanit të katundit.

Kinse të habitur nga erudicioni i tij,ju lutëm të na tregonte diçka rreth vetes. Me 100 km në orë, na tregoi se  përpara viteve nëntëdhjete kishte qenë ndihmëses kavatorist me arsim tetëvjeçare. Në vitet e demokracisë profesioninst politikan, me “patentë “ të juridikut, me tëra dhjeta, në sirtar. Me bujqësi nuk merrej as vete, nuk lejonte as gruan e fëmijët. Është i bindur se fitimi në prodhimin bujqësor, është për ibret. Fëmijët, meqë nuk e pelqenin profesionin e ri të të atit, kanë marrë rrugët anëkënd botës.

Pyetjes së drejtë për drejtë, se me çfarë të aurdhurasht jeton, na e ktheu menjëherë :”Vetëm me politkë”. Nuk është anëtar i asnjë partie, se e mban veten mbi të gjitha dhe nuk ka leverdi ekonomike. Të ardhurat kryesore i ka në fushatat elektorale, me të shumta për pushtetin lokal. Bërtiste, gërthiste, me patetizëm, se ka dalë me humbje, sepse zgjedhjet lokale nga tre vite, janë bërë krye katër moteve. Të ardhurat dytësore i siguron nga të punësuarit në administratën shtetërore.

Si i arkëton të ardhurat e aktivitet kryesore? Me çdo Parti Politike  bën ankand, përpara se të fillojë fushata zgjedhore.Pranon edhe lekun, edhe valutën,vetëm me arkë.  Shifra, që del nga shumëzimi i çmimit për njësi me numrin e votuesve e don ekzakt. Nuk pranon korrupsion!?.

 Meqë e quan sekret profesional, si e organizon punën ,për të mbajtur fjalën e dhënë, a mbi bindjet politike, apo me komision zgjedhor, nuk e tregon. Na u duk se u mburr kur  u betua se ka nxjerre mbi 4 deputete, ndërsa për kryetarë komunash nuk e mbante mend me saktësi numurin e fatlumeve, që ka mbeshtetur zotëria. Nga shifrat, që na rrefeu me gojën e tij, pa trysni psikologjike, 526 votues kishte lista e fshatit, në zgjedhjet e fundit, më të gjithë bashkë;  të vdekur ; të gjallë; pranë votrës; migrues dhe emigrues.Nuk i ka të shumë  qarta keonceptet maxhoritar, apo propocional,por është mëse I bindur,  me listat fiton më shumë.

Filloi të na tregonte një ngjarie,në vetë të parë,ku kishim marrë pjesë edhe ne .Nuk ka pasur asnjë mundësi si teorike, e as praktike të ishte prezent. Ia shpjeguam me detaje ngjarjen, të cilën e tregoi krejt në krah të kundërt. U çua i nervozuar, se e pa, se nuk mund të shiste  më “pras tek prasaxhitë”.

Kur u largua, ndoshta se desh të na tregonte se është ekonomist më i mirë se ne, i rreshqiti një sekret profesional: ”Unë,-u mbush mirë me fymë. -E administroj shumë më mirë paranë,  se ata në qëndër. Nuk e shpërndaj me grushta, pa inventar. Jam i lidhur me tregtarët e mëdhej.I marr madhrat  special,me çmime minimale.” Se si na u fiskua në çast, t’i quanim madhra me qarkullim të ngadaltë,edhe sot nuk e shpjegojmë.

Sa mirë bëri, që u largua.U çlirua biseda.Uruam njëri-tjetrin ,me dolli,për shendetet në familje,për Perëndi dhe Shejtin e fshatit, për të cilin qe organizuar festa. Në stonaturë, i kënduam disa këngë, që rakija i ka për zëmer.

Kur u ngritëm, edhe pse në çakerqejfë, edhe nga shqetësimi i ë zotit të shtëpisë, nëse zotërija në krye të vendit, mos na ka mërzitur.

 Nuk janë më të ditur ata në parlamet se miku yt, që na i bëri veshët të gumëzhijnë, - u përgjigj njeri nga ne, me shumë dashamirësi për të zotin e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat