Krim Pasioni - Bota Sot
Krim Pasioni

Opinione

E shtunë, 17 nëntor 2018

Krim Pasioni

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:06
Blerta Haxhiaj

Krimi i dhunshëm, është relativisht i drejtëpërdrejtë. Të dashurosh nuk është mekat! Mekati është të mos zotërosh mënyrën për të dashuruar. Dashuria është Universale, ajo thjesht zgjedh formen me të cilën shfaqet. Të zotërosh informacionin mbi krimin gjithmonë ka qënë një mjet popullor për të qënë në qëndër të vëmendjes. Politikat dhe studimi mbi krimin janë mbi pasionet irracionale dhe intereset racionale. Efektet forcuese të krimit i përkasin kohës, individët kryejnë krime, planifikojnë, janë pjesë e rrjeteve kriminale, burgosen aty ku lidhjet me të burgosurit tjerë forcohen edhe më shumë sepse ata mbajnë stigmën e ish të dënuarve, gjë që kufizon mundësitë e tyre legjitime. Si një rreth vicioz i sjelljes kriminale, simbolika e politikave mbi parandalimin e krimit, kërkojnë ndëshkime dhe dënime të ashpra, të cilat çojnë në rritjen e shpenzimeve, të cilat i pasurojnë ekzekutimin dhe burokracitë penale.

Pra, politika e krimit, jo vetëm krimi, është shndërruar në një studim në bashkëveprim mes pasionit dhe interesit vetjak. Triumfi i simbolikës mbi disa lloje të racionalizmi shprehet mes triumfit të ekspresivitetit mbi besimin e asaj të kontrrollit dhe rehabilitimit të krimit racional. Dilemat e shumta të politikave mbi krimin mund të paraqiten si të pambrojtura në nivelin shoqëror dhe individual – te dikush që i jep fund jetës së tij si pasoj? e ekuacionit ekonomik. Argument kundër krimit të pasionit është vetë morali si prepozicion që vrasësi e meriton të vdesë mirëpo nga ana morale kjo bie na ndesh sepse krimi dhe vrasja janë të ndaluara. Leximi virtual dhe komunikimi virtual kanë zhvilluan një tejpopullim të veprimit komunikativ siç është krimi i cili në mënyrë primare shfaqet i drejtë dhe ka karakter social e ekonomik, në instancat e vonshme jep totalisht të kundërtën e saj. Vrasësi, ai që vret, plaçkitë, përdhunon dhe vjedh ka një karakter të keq, prandaj se si të ndërtohet një karakter i tillë, tenton të identifikojë mbeshtetjen strukturore të personalitetit të njeriut ashtu siç është puna dhe oportuniteti.

Dikush tjetër fokusohet mbi familjen dhe religjonin, dikush mbi tradhëtinë dhe paranë. Frika më e madhe në publik është shfaqja haptazi e këtyre të kombinuara sëbashku sepse aty shfaqen probleme që duhet zgjidhur. Fokusimi i patologjive individuale sociale lirohet nga frika sistematike, pabarazia ekonomike dhe gjinore, preventivat japin një rrezik të madh dhe serioz ndaj krimeve të tilla që ndodhin si krime pasioni apo krime ekonomiko-pasioni. Krimi dhe kriminelet ndëshkohen dhe dënohen në atë mënyrë që gjenerata tjetër e krimineleve të kenë në mendje së çfarë mund ndodhë në të ardhmen po atyre. Aplikimet në sociologji, filozofi dhe shkenca sociale janë të mbjellura në ligj dhe psikologji. Ai që jep mësim shkenca politike dhe kriminologji eksploron politikat e simbolikave mirë të njohura politike dhe se si ato janë të aplikuara në krim. Turma dhe politikat komplekse të krimeve mund të kuptohen vetëm në kontekstin e vlerave kulturore dhe kondicioneve sociale të jetës në Shqipëri, morali ndëshkues, përgjigjet individuale të pyetjve sociale, pabarazia gjinore dhe dallimi në shtresa, ndoshta nuk po arrijme të tolerojmë. “Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.”  - Neni 16 Kodi Penal RSH. Menaxhimi i rrezikut mund të mos jetë i njëjtë në menaxhim por përsa i përket dhunes nuk ka ndjenja të ndryshme ndaj saj. Si domosdoshmëri për nga fuqia, politik-bërësit janë fillestar në dallimin e kujdesshëm të krimineleve, plaçkitësve dhe përdhunuesve.

Të merresh më ta është shumë kontraversale dhe një mister në vete, Në fund, ligji penal është një sistem dënimi i bazuar në ndjenjat e përbashkëta morale. Shumica prej nesh do të pajtoheshin - në mënyrë intuitive - se ata që kryejnë vrasje me paramendim duhet të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm, edhe pse mund të mos pajtohemi nëse ky dënim duhet të jetë me vdekje. Por dënimi përshtatet me krimin e kryer ndërsa ndëshkimin shpirtëror që ata do ta marrin do jete tërë jetën. Ekonomia dytësore e fton dhunën që të jetë sa më aktive. Politikanët që jetojnë në epokën e tyre do të bëjnë çdo gjë që ata mos të shfaqen të butë ndaj krimit. Përtej simbolikës së tyre opinion publik është i zgjuar dhe kundrejt faturave e taksave që shqiptarët paguajnë janë pjesë e politkës së përditshme. Ligji forcon lidhjet e shumta, mbron individin, është influencues dhe shumë zëmërgjërë në kontributet sociale dhe të sigurisë si te legjlislatorët dhe te zbatuesit e ligjit. Vetëgjyqësia është një tipar karakteristik i shoqërisë shqiptare (nëse do që një punë ta bësh mire, bëjë vet), por ata nuk e harrojnë se veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike - Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet” - Neni 82. Rritja e krimit më shumë ngjason me rritjen industriale, gjë që është mekat sepse në vend të që rritet mirëqënia e jetesës dhe mbarëvajtja e individit brenda shoqërisë krimi është bërë si një kafe që del e pi qetë e qetë në një kafiteri. Racionaliteti dhe irracionaliteti nuk pushojnë shumë larg njëra tjetres ato janë si një përllogaritje që herë del sakte dhe mire, here del gabim dhe mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test