Çka ka syri që loton?

Opinione

Çka ka syri që loton?

Nga: Kimete Berisha Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:38
Kimete Berisha

Kemi kujtu që është psikopat, pa ndjenja, por ky paska ndjenja të mjaftueshme.

Ramushi ndjen por vetëm kur atij i dhemb. 
Nuk ka aftësi ta perceptojë dhimbjen e tjetrit, s'ja rrokë se s'ja ka dhënë 'ai nalt' me kuptu tjetrin, ama ndjenat për veten i paska të fuqishme, edhe pse për ibret po duket dashuria e tij e tmerrshme për vetveten.

E ka parë se i është afruar fundit të rrugës, prandaj po kujton se e shtyn fundin dhe e tremb atë me fjalë që ia shkojnë edhe shtrigave.

Ai flet hashamet, krejt çka i vjen në gojë, kujton se e tutë fundin, e kur ky i ngërmohet, fundi zbythet e ia lëshon rrugën Ramushit.

Ec. Më mirë i bie e heq gajlen më herët, kënaqesh, s'mendon më a po rrëzohem sot, a nesër, gjithë ajo vuajtje në teh të thikës a jetohet, e edhe më mirë është kur pajtohet njeriu si zotni me fundin e qeverisë së tij, që shërbeu vetëm për t'ia falë Çakorrin Malit të Zi; 
për t'ua falë milionerëve borxhet e ujit dhe për të mbajtë një minutë heshtje për serbin e akuzuar për vrasjen e fëmijëve shqiptarë. 
Mos i paça borxh, sa problemet i ka bë ky.

Sikur mos të ekzistonte fundi, njerëzit do ta dëshironin. 
Plotësisht pajtohem me këtë mendim. 
Por kështu ka thënë Sadegh Hedayat, i cili ishte edhe pak mistik dhe ndoshta s'është mirë as që po e marrë si shembull, sepse ai nuk e ka pritur t'i vijë fundi, por ka shkuar vet te fundi.

U vesh bukur, u mbathë e u pispillos midis Parisi, në një banesë, njërën dorë nën kokë e njërën këmbë mbi tjetrën ka shkuar me padurim drejt fundit, i përgatitur të duket elegant për çdo rast mos helbete del e pret kush matanë.

Sadegh Hedayat ka qenë i mençur, shkrimtar, askush nuk e imton një politikan me terrpi të largohet si njeri normal, por ama fundi është si dashuria, s'të pyet kur vjen.

Kështu më mirë e pranon fundin sesa që e bën punën me të ardh fundi pa të pyetur. 
Se bëhet fjalë për ato situatat kur nuk ka mbetur asgjë për të zgjedh.

Kur e humb sendin e humb edhe shpirtin, s'ka fjalë, ama s'mundet kush me të ndihmu, sepse as nuk po kërkon ndihmë, e as nuk të ka zgjedhur kush.
'Ti erdhe sikur andërr andërr andërr
E u zhduke sikur andërr andërr andërr' 
(e keqe)

'Albini është hajn' është tipike e dalë nga idioma 'si lopa baglën',
Se, s'është hajn. Dhe që Albin Kurti s'është 'hajn' nuk është as kompliment.

Është si ajo fjala e atj ekstremistit se 'Nëna Terezë është k..', apo fjala e Gëzimit kur i ofendon nanat shqiptare dhe thotë 'ne jemi bijë të osmanlinjve', pa e fiqiruar Gëzimi si i idhnon baballarët, ata mund të pyesin (dhe me qenë si ata pa pyetur se kisha lënë) se ç'ndodhi me baballarët shqiptarë kur nanat tona u bënë nana! 
Kur e kam lexuar këtë fjalë të Gëzimin nuk e kam ditur (dhe as nuk e di) a është shqiptar dhe a e ka fjalën për shqiptarët.

Po zanat e kanë shqiptarët femrave të ndershme u thonë 'kurva'; kurse budallicat i keqpërdorin, i dhunojnë dhe i mashtrojnë.

Me vjedh bukën, me vjedh libra dhe me vjedh Ramush Haradinajn nuk është gjynah. 
Me arabët jam plotësisht dakord që thonë: 
Rrensin-rreje sa t''jep Zoti kudret, sepse rrena është monedha e tij;
Vjedh nga hajni, sepse është lehtë;
Qite në kurthë mashtruesin dhe kape për këmbsh (ose ndoshta edhe më mirë për hunde kape mashtruesin) që me përpjekjen e parë;
Por, ke kujdes me njeriun e ndershëm.

Ramush Haradinaj nuk di çfarë flet. 
Kurrë s'ka ditur çka flet, sepse kur dikush e këshillon apo merr guxim ta 'mësojë' diçka ai i ngul sytë në një pikë dhe i përhumbur nuk dëgjon, nuk e shikon personin që i flet e as që e ka haberin kush çfarë flet.

Ai nuk dëgjon askënd, prandaj flet palidhje, palidhje ku s'ka kush shkon më palidhje.

Se sikur pak t'ia rrokte rradakja do ta kishte ditur se 
Albin Kurti është gati gjithçka që na ka mbetur në politikë. 
Nejse, me përjashtim të LDK-së, kryetari i të cilës Isa Mustafa, ishalla more Zot që po t'lutna nuk është edhe veteran  ???? se na e bën bajat edhe luftën.

P.S. Ngoje ti Kimeten, Rambo, e shko sa s'të kanë përzënë. Se me shku ti po kismet, si 'popi'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat