Çfarë sjelle ndryshimi i kufijve Kosovës dhe Europës?

Opinione

Çfarë sjelle ndryshimi i kufijve Kosovës dhe Europës?

Nga: Artan H. Krasniqi Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:56
Artan Krasniqi

1. Me korrigjimin e kufijve te Kosovës dhe Serbisë, Kosova humb te drejtën e thirrjes ne kufijtë e RSFJ dhe zhbërjen e saje, me këtë zbehet vlera e Mendimit te GJND-s për shpalljen e pavarësisë se Kosovës.
2. Serbia do ta shfrytëzojë këtë precedent për apetitet e saje ne Bosnje dhe Hercegovine dhe ndoshta ne Mal te Zi.
3. Me dinakërinë e saje Serbia do ta paraqesë këtë si shkëputje te Shqiptareve nga Serbia ne mënyrë te padrejte qe I është imponuar (përkohësisht) shtetit Serb dhe qe nuk do ta pranoje kurrë pavarësinë e Kosovës.
4. Tek shtetet mike te Kosovës ajo do ta paraqes ketë ndryshim te kufijve si kërkese te përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë, ne mënyre qe mos te fajësohet vetëm shteti Serb.
5.Trazirat dhe destabilizimi I Kosovës do te jete iminent dhe katastrofal deri ne anarki.
6.Rusia ne anenë tjetër do ta shfrytëzojë këtë precedent për interesat e veta ne territoret e okupuara dhe pjesët tjera te interesave te saje strategjike.
7.Do te krijohet një pasiguri ne shetet e vogla te Ballkanit, nacionalizmi do te forcohet dhe armiqësitë mes popujve do te shtohen.
8. Rusia do ta forcoje praninë e saj ne Ballkan sidomos ne Maqedoni, Bosnje/Hercegovine, Mal te Zi po edhe ne vete Serbi, me ane te frikësimit apo joshjes.

Çfarë është përfitimi për Europën asgjë përveç qetësisë para stuhisë se madhe Ballkanike. Ndërsa Rusia do te jete përfituesi me i madhe si karshi Europës dhe botes demokratike.

Humbësit me te mëdhenj ne gjithë ketë situate sigurisht qe nuk do te jene vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe Europa ne përgjithësi dhe koncepti I saje I Bashkimit Evropian dhe multikultularizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat