Kush i ka gërshërët? - Bota Sot
Kush i ka gërshërët?

Opinione

E premte, 19 tetor 2018

Kush i ka gërshërët?

Esad Dujaka Nga Esad Dujaka Më 23 shtator 2018 Në ora: 18:35
Thaçi, Vuçiq, Merkel, May, Macron dhe Erdogan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrugë për Nju Jork, ndaloi në Vjenë ku u takua me presidentin e Austrisë, Aleksandër Va nder Bellen.

Anipse agjencitë nuk raportuan, lajmin e plasoi si zakonisht e intenzivisht siç është mësuar ta bëjë përherë presidenti ynë,  shpejt e shpejt në faqën e vet në FCB, madje interesant pa asnjë gabim gjuhësor! 

Pasi lajmi ishte i shkruar shpejt e shpejt, ndoshta në avion rruges mbi Oqean duke shkuar te Trumpi i nderuar, ky presidenti ynë, që dha aq shume e krejt çka pat për Kosovën e lirë e të pavarur  e të hapur nga të katër anët (e jo si Rugova - vetëm nga Shqipëria e Serbia), nuk na e tha asnjë fjalë se si e priti homologu austriak idenë zulmmadhe për "korrigjim të kufirit" e as per "dhuratat e Rankoviqit"...

Po ma merr mendja se z.Van der Bellen nuk merret me kufinj të Ballkanit, pasi ai si president është zotëri në postin e nderit dhe se e kryen punën e vet që ia ka caktuar kushtetuta e vendit dhe nuk hyn lakrave...Austriaku i urtë dhe i mençur, është figurë unifikuese, reprezentative kurse ata të tjerët, që nga kancelari e qeveria, i kryejnë punët më të rënda dhe më me pergjegjesi...Po nejse, Austria është shtet me tradite qindra vjeçare dhe kur dëgjon për "korrigjime të kufij?ve" në Ballkan ' habitet dhe e ka të vështirë t'ia qëlloj saktësisht kush me kend po luan këtu, apo dy liderë ballkanas luajnë me ndjenjat e popujëve të vet, duke mos ua thënë asnjëherë të vërtetën lakuriqe, sado e dhembshme që mund të jetë.

Pra, në Ballkan (nga Danubi e tutje teposhtë) këto kohëve të përçudshme, mund të biesh në mbrëmje  në gjum shëndoshë e mirë por në mëngjes të zbardhë drita në një shtet tjetër, me ushtarë të huaj e me president që nuk e flet gjuhën tënde...

*    *    *

Avioni me presidentin  tonë, që po kapërcen Oqeanin, me presidentin  tonë që e ka bërë mendjen një të bëjë paqe me Serbine me çdo kusht, duke "qepur" kufinj të rinj së bashku me Beogradin, sigurisht se ai dhe këshilltarët e tij shumë të zotët që i ka, ia kanë përgaditur një fjalim të zjarrtë, kuptimplot, diplomatik fund e krye, që do ta hutoj edhe vet presidentin amerikan Donald Trump, e cili do t' ia rrah krahun e majtë, apo të djathtin, kjo s'ka rëndësi dhe do t'i thotë djalit nga Broja,  edhe këto (anglisht): " "Korrigjoni zotëri , e qepni kufinj se shum? telashe na keni nxjerr tash e sa dekada ju ballkanasit...Njëherë Shqiperia e marihuanizuar për tërë Evropën, Greqia në borxhe deri në fyt, Mali i Zi i rrezikuar nga Rusia dhelpuroshe, Maqedonia me emër e pa emër më në fund theu kurrizin por pa shqiptarët si komb shtetformues...."

Dhe, çkrrap e çkrrap fotoreporterët e fototot do të marrin dheun e do të vijnë gjithandej edhe në Prishtine - me epitetin si NGJARJE HISTORIKE  - presidenti amerikan Donald Trump priti dhe bisedoi ( për çka kjo do të merret vesh më vonë) me presidentin  e Kosovës z. Hashim Thaçi nga Broja, i cili kurrë deri më sot në jetën e vet thotë se nuk ka dështuar dhe se dështimi për te është diçka e panjohur...

E pse të mos e propozojmë president të përjetshëim? Mendoni mirë, se ia vlen - ai na i solli të gjitha, madje edhe DINJITETIN, të cilin për habi po na e lëndon pa të drejtë edhe kryeministri i vendit, z. Ramush Haradinaj, se si ne të tjerët gjoja s' paskemi bërë asgjë para, gjatë e pas luftes pos që paskemi marr iken për Bllacë e për Shqipëri prandaj as që e merituekam e aq më pak  të mundohemi e të mendojme e  të flasim ndryshe siç na e garanton kultura demokratike, e lëre më të propozojmë diçka që është ndryshe nga ajo që thonë Thaçi, Veseli e Haradinaj...

S'më mbetet tjetër pos t 'iu përshëndes me "korrigjime kufinjësh":

Të mirë u pafshim te Molla e Kuqe!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test