Pakti Ruso – Turk kundër Dollarit

Opinione

Pakti Ruso – Turk kundër Dollarit

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:20
Sherif Ramabaja

Turqia dhe Rusia duan që tash e tutje, ta shmangin pagesën me dollarë, që deri më tash ka dominuar tregtinë botërore. Është thelbësore që ekonomia ruse të jetë e pavarur, deklaroi presidenti rus Putin. Në të njejtën kohë presidenti turk Erdogan u bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, që tregëtinë dypylëshe ta bëjnë duke përdorur monedhat e tyre kombëtare. Ai gjithnjë apelon që Turqia  në shkëmbimet tregtare ta përdorë lirën turke e jo dollarin. Tash e tutje Rusia dhe Turqia ranë dakord që ta ndërmarrin hapin e madh të përbashkët. Ata u pajtuan që sistemin raketor rus S -400 ta paguajnë me rublën ruse ose me lirën turke.

Para nisjes në samitin G -20 në Buenos Aires, Erdogani e potencoi një vendim të tillë.

 Erdogani ndjek tregtarët e qepëve

 Në Turqi konsumatorët janë duke vuajtur me të madhe. Inflacioni shumë i lartë ka ngritur çmimet edhe të artikujve të konsumit të përditshëm siq janë qepët. Qepët, tingëllon absurd, po mund të bëhen një problem serioz për presidentin Erdogan. Në mediat turke tema e inflacionit pothuajse nuk trajtohet fare. Gazetari Khashogi, nga Arabia Saudite dhe likuidimi i tij në lokalet e ambasadës Saudite në Stamboll, ishin për një kohë në qendër të vëmendjes të shtypit dhe medias në Turqi.

Për Erdoganin kjo ishte e mirëseardhur sepse vëmendja e opinionit ishte orientuar diku tjetër e jo në krizën sociale dhe financiare të vendit.Vetëm çmimi i qepëve që nga fillimi i vitit është katërfishuar, kurse çmimet e konsumit të përgjithshëm vetëm në muajin nëntorë janë ngritur 45,55%, sipas citimit të shifrave të Dhomës së Tregtisë së Stambollit.

 Qepët janë një artikull ushqimorë që me të madhe përdoret në kuzhinën turke. Si një artikull i tillë shumë i përdorshëm që nga lashtësia, qepa ka reputacionin që gjithmonë ka qenë e përballueshme edhe nga shtresat e varfëra. Pikërisht sot, kjo nuk ndodhë më në Turqi. Pas rritjes së çmimit, një kilogram qepë tash kushton 10 lira (1,64 Euro ) kurse paga minimale në Turqi është 262 Euro.

Qepët pra bëhen luks në Turqi dhe tregonë disproporcionin, paga - çmimi. Në fund të fundit, kush nuk ka mundësi që të blej qepë, duhet të pres donacione, apo të shpresoj se do të ulen çmimet, që ka shumë pak gjasë të ndodhë. Sipas tregtarëve faji për një çmim kaq të lartë të qepës qëndron në insistimin e Erdoganit në investime në industrinë e ndërtimit dhe të prodhimit, duke lënë anash bujqësinë.

 Kështu bujqësia humbi rëndësinë që e kishte dikur dhe shumë prodhime ushqimore kryesore të cilat më nuk i prodhon Turqia detyrohet t`i importoi. Prandaj pagesa në valutë të huaj me valutën vendase, është në disfavor të madh, shkaku i devalvimit. Deri tash ngritja e çmimeve në Turqi ka kaluar pa pasoja. Sidomos ngritjet e çmimeve të veturave apo të elektronikës ishin barrë që rëndonin në konsumatorët, po tash ngritjet e çmimeve për artikujt e përditshëm siq është qepa, Erdoganit mund t`i kushtoj lartë. Në mars të vitit të ardhshëm organizohen në Turqi, zgjedhjet komunale dhe do të tregojnë, sa janë turqit të kënaqur me presidentin e tyre. Një klimë e tillë e disfavorshme po i tremb edhe investimet e huaja që më me dëshirë investojnë dikund tjetër se sa në Turqi. Ky rreth vicioz është mjaft i rrezikshëm, që Erdogani nuk po mund ta zgjidh. Në shenjë revolte nga kjo, kryetari i Turqisë Erdogani, po lejon që policët t`i bastisin supermarketët dhe t`i ndjekin tregtarët e qepëve, për ngritjen e çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat