Personi që doli gjysmë i zhveshur në Pejë, kishte tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje

Peja

Personi që doli gjysmë i zhveshur në Pejë, kishte tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:22
Pejë

Një person u arrestua pasditën e sotme në qytetin e Pejës.

I njëjti u prangos nga policia, pasi që u pa gjysmë i zhveshur duke bërë gjeste të pahijeshme rrugëve dhe kishte tentuar ta dëmtojë një veturë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa sipas zëdhënësit të PK-së në Rajonin e Pejës, i arrestuari është dërguar në stacionin e policisë, për veprën penale Prishje të Rendit Publik.

Por, media mëson se personi që u arrestua sot në orën 18:00 në rrugën “Mbretëreshë Teuta” ka probleme psiqike.

Ai ka prejardhje nga fshati Siqevë i komunës së Klinës dhe vuan nga një depresion psikologjik, madje ai kishte tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat