Gruaja fotografohet duke hedhur mbeturina, Muhaxheri: Do t’i filmojmë ata që bëjnë këso veprime

Peja

Gruaja fotografohet duke hedhur mbeturina, Muhaxheri: Do t’i filmojmë ata që bëjnë këso veprime

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Foto

Një grua në qytetin e Pejës është fotografuar duke hedhur mbeturina në një pjesë ku është e ndaluar.

Madje ajo çuditërisht duket duke i fotografuar ato!

Veprime si i saj tash e tutje do të xhirohen, sipas Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili është shprehur: “Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hedhjen e mbeturinave aty ku s’duhet! Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak”.

“Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!”.

Udhëheqësi i Zyrës për Media i kësaj komune, Arianit Demaj, ka thënë se gjithandej qytetit ka të vendosura kamera.

“Kamerat janë të vendosura në çdo pozicion. Janë dy shkolla aty dhe për shkak të sigurisë së nxënësve të cilat janë vendosur në bashkëpunim me policinë e Kosovës”, është shprehur Demaj, duke komentuar veprimin e gruas që shihet në pamje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat