Në Spitalin e Pejës 141 pacientë me COVID-19, 108 prej tyre në oksigjeno-terapi

Peja

Në Spitalin e Pejës 141 pacientë me COVID-19, 108 prej tyre në oksigjeno-terapi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 09:02
Spitali i Pejes

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 141 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre pacientë janë në respirator (CPAP), 108 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa dy pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë vikendit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 641 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Tetë lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pesë normale dhe tri me prerje cezariane. Janë lindur nëntë foshnje ngase një lindje ka qenë binjake, ndërsa, sa i përket gjinisë katër foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

586 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,274 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat