14 foshnje erdhën në jetë gjatë ditëve festive në Pejë

Peja

14 foshnje erdhën në jetë gjatë ditëve festive në Pejë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:09
Spitali i Pejes

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nga 1 janari e deri më sot, kanë ardhur në jetë 14 foshnje.

Prej tyre 8 kanë qenë të gjinisë mashkullore e 6 të gjinisë femërore.

Sic bëhet e ditur 6 lindje kanë qenë normale e 8 me prerje cezariane.

Në anën tjetër 73 pacientë me Covid po trajtohen në këtë spital e prej tyre 10 janë në gjendje më të rëndë.

“73 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, theksohet në raportin e këtij spitali.

Përndryshe gjatë vikendit dhe festës së vitit të ri në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 938 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 82 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

594 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,411 analiza, ndërsa janë kryer 17 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat