Hoxhaj në Pejë: PDK është e vetmja parti që zhvillimin ekonomik e sheh si themel të shtetit

Peja

Hoxhaj në Pejë: PDK është e vetmja parti që zhvillimin ekonomik e sheh si themel të shtetit

Nga: A.SH Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:41
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj, pas vizitave që kishte në Klinë dhe Istog, ka takuar edhe strukturat e partisë në Pejë.

Ai nga atje theksoi se, PDK është e vetmja parti që zhvillimin ekonomik e sheh si themel të shtetit.

“Krijimi i stabilitetit ekonomik e politik është ajo për të cilën zotohem unë si kryeministër i ardhshëm”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postimi në Facebook:

Pas Klinës e Istogut, takuam edhe strukturat e partisë në Pejë, që njihet si zemra e ndërmarrësisë në Kosovë. PDK është e vetmja parti që zhvillimin ekonomik e sheh si themel të shtetit. Qëllimi ynë është fuqizimi i biznesit vendor, i cili e bën Kosovën më tërheqëse për investitorët e huaj. Krijimi i stabilitetit ekonomik e politik është ajo për të cilën zotohem unë si kryeministër i ardhshëm!

Së bashku me kryetarin e degës, Xhavit Halitin dhe anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemajli, Ganimete Musliu e Blerta Deliu – Kodra, u mirëpritem në Pejë, ku anëtarët tanë treguan zell e gatishmëri për t’ia ofruar qytetarit gjithë potencialin e tyre njerëzor e profesional, në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pas tyre! #HoxhajKryeminstër

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat