Dorëzohet mikroskopi për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Spitalin Rajonal të Pejës

Peja

Dorëzohet mikroskopi për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Spitalin Rajonal të Pejës

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:48
Dorëzohet mikroskopi për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Spitalin Rajonal të Pejës

Duke shënuar Javën Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës, Action for Mothers and Children mbështetur nga UNFPA, zyra në Kosovë, dorëzoi sot në Laboratorin e Patologjisë në Spitalin Rajonal të Pejës mikroskopin Olympus CX43 Binocular N5731700.

Ky donacion dhurohet pas lansimit të programit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Pejë, me ç’rast gratë që jetojnë në këtë komunë do të kenë mundësinë t’i bëjnë Pap testet falas. 

Programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës është tejet i rëndësishëm për shëndetin publik, duke mundësuar zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar zhvillmin e këtij kanceri, duke shpëtuar kështu jetët e grave në vend. 

“Ky program është tejet i rëndësishëm për gratë në Kosovë sepse shpëton jetët e tyre dhe ruan shëndetin publik. AMC ështe shumë falenderuese ndaj Spitalit Rajonal të Pejës për bashkëpunimin, dhe shpresojmë që ky mikroskop do tua lehtësojë punën patologëve në këtë spital, në mënyrë që sa më shumë gra të zbulojnë herët qelizat kancerogjene dhe të shpëtojnë jetët e tyre. Poashtu, falenderojmë UNFPA zyra në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.” u shpreh Hana Buçinca nga AMC, e cila është edhe udhëheqëse e këtij programi.

 Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Dr. Visare Mujko-Nimani dhe Dr. Zarife Miftari nga UNFPA, Muhamet Haliti - Drejtor i mjekësisë në Spitalin e Pejës, Belkiha Vokshi e Mimoza Jusaj – patologe si dhe stafi i AMC-së. 

Programi për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës mbështetet nga UNFPA zyra në Kosovë dhe implementohet në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Pejë. Deri tash, mbi 9000 gra kanë përfituar PAP-teste falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat