10 pacientë të prekur me Coronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Peja

10 pacientë të prekur me Coronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 28 janar 2021 Në ora: 08:43
Ilustrim

10 pacientë të prekur me Coronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 72 pacientë të prekur me Covid-19.

“72 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

72 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

223 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,168

analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat