​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

Peja

​61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje më të rëndë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 janë në respirator (CPAP).

Sipas njoftimit thuhet edhe se 14 pacientë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat