Sot, disa fshatra të Pejës do mbesin pa ujë të pijes

Peja

Sot, disa fshatra të Pejës do mbesin pa ujë të pijes

Më: 9 mars 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Fshatrat e zonës industriale të Pejës, sot do të mbesin pa ujë.

Shkak për këtë është ndërtimet e planifikuara, kështu ka njoftuar ‘Hidrodrini’.

“Njoftohen konsumatorët e zonës Industriale-Pejë dhe të fshatrave Qyshk, Loxhë, Babiç, Gorazhdevc dhe Kërstovc, se sot (e Martë), nga ora 09:30 minuta deri në ora 14:00 do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë” – thuhet në njoftimin për mediat.

Tutje thuhet se ndërprerja aplikohet si pasojë e prishjes/dëmtimit të gypit përgjatë hyrje-daljes së qytetit Pejë-Prishtinë, rruga 'Zahir Pajaziti', ku edhe do të zhvillohen punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat