Në Spitalin e Pejës po trajtohen 81 pacientë me coronavirus, 11 në gjendje të rëndë

Peja

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 81 pacientë me coronavirus, 11 në gjendje të rëndë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 09:34
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit janë duke u 81 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 11 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 53 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“2 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 lindje normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, të dyja të gjinisë femërore. 315 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,410 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat