Qytetarët e Pejës vazhdojnë të përballen me problemin e qenve endacakë

Peja

Qytetarët e Pejës vazhdojnë të përballen me problemin e qenve endacakë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:26
Peja

Qentë endacak po vazhdojnë të jenë shqetësim dhe një ndër probleme kryesore për qytetarët e komunës së Pejës.

Aktivisti i shoqërisë civile, Gazmir Razi ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

E sipas Racit arsyeja pse qytetarët e Pejës po vazhdojnë të përballën me këtë problem është si pasojë e mbylljes së strehimores së qenve endacakë në Pejë, para disa vitesh.

“Mbyllja e strehimores së qenve endacakë në Pejë para pak vitesh ka bërë që sot qentë endacakë të jenë njëri ndër problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e komunës së Pejës.”

Raci konsideron se rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupimi i pushtetit lokal, pasi që do të ulej numri i qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupim i pushtetit lokal, sepse do ta ulte numrin e qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.”

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

 Mbyllja e strehimores së qenve endacakë në Pejë para pak vitesh ka bërë që sot qentë endacakë të jenë njëri ndër problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e komunës së Pejës.

Rihapja e kësaj strehimore do të duhej të ishte preokupim i pushtetit lokal, sepse do ta ulte numrin e qenve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Grumbullimi i qenve në një strehimore të tillë, ku ofrohen kushtet optimale është e domosdoshme, pasiqë vrasja e qenve endacakë nuk është zgjidhja adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat