Ky është anëtari i VV-së që synon të garojë për të parin e Pejës

Peja

Ky është anëtari i VV-së që synon të garojë për të parin e Pejës

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:07
Lëvizja Vetëvendosje

Gëzim Mekuli, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpallur kandidaturën për të garuar për kryetar të qytetit të Pejës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet në tetor.

Në një postim në Facebook, Mekuli ka publikuar biografinë e tij teksa në fund ka shtuar se pret mbështetjen nga bashkëpartiakët dhe qytetarët e Pejës.

Vetëvendosje pati shpallur në fillim të korrikut për një afat treditor zgjedhjet e brendshme për të caktuar kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ende s’është bërë e ditur asnjë kandidaturë e kësaj partie për udhëheqës komunash.

Mekuli jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë. Në vitin 2010 ka qenë kandidat për deputet nga radhët e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat