​193 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Peja

​193 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:48
Spitali i Pejës

193 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga ta 178 janë në oksigjenoterapi dhe 8 të tjerë në CPAP.

Ndërsa nga spitalit kanë njoftuar se tre pacientë janë shëruar nga COVID-19..

Ndërkohë që numri rasteve pozitive me virusin korona dhe vdekjet si pasojë e infektimit me këtë virus në Kosovë ka shënuar rritje javët e fundit.

Vetëm të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 36 vdekje dhe 1 mijë e 630 raste pozitive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat