Policia në Pejë gjobit dy persona me nga 500 euro për mosrespektim të masës së vetizolimit

Peja

Policia në Pejë gjobit dy persona me nga 500 euro për mosrespektim të masës së vetizolimit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Policia në Pejë ka shqiptuar dy gjoba në vlerë 500 euro, për dy persona që nuk i kishin respektuar masat e vetizolimit.

“Sot me datë 15.09.2021, në zonën e Junikut janë shqiptuar dy (2) fletë gjoba nga pesëqind (500) euro, për mos respektimin e masës së vetë izolimit”,  ka njoftuar policia.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, për shkak të tendencës së rritjes së mosrespektimit të masës së vetizolimit, zyrtarët policorë janë angazhuar në monitorim.

“ Ka tendenca të rritjes të mosrespektimit të masës së vet izolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetë izolim”, thuhet  tutje në këtë njoftim.

Policia me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së. Pasi sipas tyre vetëm kështu mund t’i ulim shifrat e të infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat