2 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Peja

2 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:34
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar dy pacientë me COVID-19.

Nga Spitali i Pejës është njoftuar se pas më tepër se dy javë që nuk kishte pacientë me COVID aty, të shtunën janë pranuar dy pacientë me COVID-19. Të dy, sipas Spitalit, janë të pavaksinuar.

“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19. Të dy pacientët janë të pavaksinuar.

Përndryshe furnizimi nga lista esenciale me barna vazhdon të jetë stabil dhe furnizim shumë i mirë”, thuhet nga Spitali i Pejës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat