Pa diskutim, Gazmend Muhaxheri fiton edhe shumicën e votave me kusht në Pejë

Peja

Pa diskutim, Gazmend Muhaxheri fiton edhe shumicën e votave me kusht në Pejë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 23:55
Gazmend Muhaxheri

Komuna e Pejës nuk do të jetë pjesë e garës për balotazh më 14 nëntor.

Kjo pasi Gazmend Muhaxheri fitoi në raundin e parë më 17 tetor me mbi 60 për qind.

Fitoren e tij bindëse po e konfirmojnë edhe votat me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së, kandidati i LDK-së, njëherësh kryetari aktual dhe i ardhshëm i Pejës, ka marrë 266 vota.

Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 113 vota, Rrustem Berisha AAK 86, Kreshnik Husaj PDU tri, Gani Veselaj, kandidat i pavarur, dy vota dhe Drena Podrimçaku PB, një votë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat