​Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Peja

​Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 10:39
Ilustrim

Një i burgosur ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Pejës. Kështu kanë vërë të ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).

71-vjeçari ishte i dënuar për vepër penale, vrasje e rëndë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 06:55, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet S.L, viti i lindjes 1950. I burgosuri, që nga pranimi, tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta.

Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi. Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, bëhet e ditur në komunikatën për medie nga ShKK. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat