Drejtori për Shërbime Publike në Pejë: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Peja

Drejtori për Shërbime Publike në Pejë: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Më: 11 janar 2022 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Drejtori për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, Agron Nikqi, ka folur në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Nikqi theksoi se të gjitha rrugët në Pejë janë të qarkullueshme.

“Momentalisht të gjitha rrugët lokale janë të qarkullueshme dhe të hapura, ndërsa ne jemi ende aktivë me ekipet tona dhe me kompanitë për pastrimin dhe gatishmërinë për kërkesat nga qytetarët”, u shpreh në “Edicionin Special” Nikqi.

“Këtë vit kemi angazhuar tri kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, i kemi të ndara në tri zona, zona e qytetit, zona e fshatrave dhe zona e Rugovës”.

“ Momentalisht trashësia e borës është 30 centimetra në Pejë, teksa deri në 1 metër në Bogë dhe Shkrel”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat