Prokuroria e Pejës për 15 muaj ngrit 116 aktakuza për ndërtime pa leje

Peja

Prokuroria e Pejës për 15 muaj ngrit 116 aktakuza për ndërtime pa leje

Më: 12 prill 2022 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se në periudhën kohore janar- mars të këtij viti, ka ngritur gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 15 (pesëmbëdhjetë) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, nga neni 359, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ka ngritur gjithsej 91 (nëntëdhjetenjë) aktakuza, kundër 96 (nëntëdhjetegjashtë) personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Kurse, 3  (tri)  aktakuza janë ngritur ndaj tre (3) personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat