Peja lihet jashtë nga projektet e ministrive, zëdhënësi i komunës: Do të ankohemi

Peja

Peja lihet jashtë nga projektet e ministrive, zëdhënësi i komunës: Do të ankohemi

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Në bazë të këtij raporti, për vitin 2022 do të përfitojnë 20 komuna nga projektet e reja të ministrive në vlerë rreth 10.3 milionë euro.

Për mospërfshirjen e Pejës në këto investime, për Klankosova.tv ka folur zëdhënësi i kësaj komune, Faik Zekaj.

Ai tha se ata nuk janë kontaktuar nga askush në lidhje me këtë, teksa paralajmëroi edhe ankesë për këtë mospërfshirje.

“Ata duhet të bëjnë politikë, por jo kur janë në qeveri  sepse qeveria e komuna nuk janë parti. Ne do t’u drejtohemi qeverisë dhe do t’i pyesim se në bazë të çfarë kritereve janë bërë këto ndarje”, është shprehur Zekaj për Klankosova.tv.

Ndërsa, komunat që kanë përfituar më së shumti nga këto projekte janë Prizreni me rreth 1.9 milionë euro, Prishtina me rreth 1.5 milionë euro, Podujeva me rreth 1.2 milionë euro dhe Gjakova me 1 milion euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat