Defekt në pompa furnizuese, disa lagje të Pejës mbesin pa ujë deri në orën 21:00

Peja

Defekt në pompa furnizuese, disa lagje të Pejës mbesin pa ujë deri në orën 21:00

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” – Njësia Operative në Pejë, njofton se për shkak të një defekti në pompa është ndërprerë furnizimi me ujë në disa lagje të Pejës. Rreth orës 21:00 pritet të normalizohet furnizimi me ujë në zonat ku është ndërprerë uji.

Në njoftim thuhet se për shkak të energjisë elektrike dhe rikthimit të saj, pas orës 14:00 ka ndodhur çrregullim i sistemit të pompave furnizuese.

“Shkak i kësaj, gjatë 5 orëve të ardhshme (deri rreth orës 21:00) nuk do të ketë furnizim me ujë në Bashkësitë Territoriale ‘Kapeshnica’ (tek kanali në drejtim të Zatrave), ‘Qendra 2’ (Jarina, Maja Zezë), ‘Xhemajl Kada’, ‘Rrokaqielli’, dhe pjesërisht ‘Haxhi Zeka dhe ‘Dardania 1’”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ekipet e terrenit po punojnë në sanimin e dëmeve, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat