Të shtunën ambasadori Walker në Pejë, nderohet nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Peja

Të shtunën ambasadori Walker në Pejë, nderohet nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Më: 13 janar 2023 Në ora: 08:19
William Walker

Rektori i Universitetit Haxhi Zeka në Peje, Armand Krasniqi, deklaroi se vendosën që ta nderojnë ambasadorin William Walker me titullin Honoris Causa, dhe që ai do të jetë prezent këtë javë në Pejë.

“Universiteti jonë, por edhe të universitete të tjera, përveç aktiviteteve që kane në mësimdhënie, në shkencë, përpiqemi që t’i kujtojmë dhe nderojmë personalitete dhe figurat e rëndësishme edhe në fushën e demokratizimit, prandaj kolektivi jonë dhe të gjitha fakultetet kanë përkrahur idenë që ne ta kontaktojmë ambasadorin Walker, dhe kjo na ka dalë pozitivë”.

“Ne kemi komunikuar dhe ai e ka mirëpritur idenë dhe propozimin tonë që ne atë ta shpallim Doktor Honoris Causa në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe jemi shumë të nderuar që ai ka pranuar dhe do të jetë në mesin tonë të shtunën në ora 12:00 në Pejë”, deklaroi Krasniqi në emisionin Edicioni Special.

Ai po ashtu u shpreh se motivacioni lidhet për demokratizimin e shoqërisë, në veçanti për kontributin që Walker e ka dhënë në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm te ne, por pothuajse anekënd botës.

Rektori po ashtu sqaroi se e kanë marr konfirmimin që prezent ne pritjen e ambasadorit do të jetë kryeministri Kurti, ministrja e arsimit Nagavci, ministri i Forcës së Sigurisë, dhe po ashtu do të ketë kryetarë komunash e shumë personalitete të cilat i takojnë botës akademike, të biznesit dhe në veçanti studentë dhe qytetarë të cilët e kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e eventit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat