Spitali i Pejës nga nesër ofron shërbime të rezonancës magnetike

Peja

Spitali i Pejës nga nesër ofron shërbime të rezonancës magnetike

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 11:52
Spitali i Pejës

Nga nesër Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të bëhet qendra e dytë në shëndetësinë publike që ofron shërbime të rezonancës magnetike.

Sipas njoftimit të spitalit, pas arritjes së pajisjes së rezonancës magnetike, instalimit dhe testimeve të nevojshme, nesër në ora 12 në Repartin e Radiologjisë, do të bëhet promovimi i kësaj pajisje.

Pajisje kjo e cila do të lehtësojë shumë diagnostifikimin e pacientëve dhe do të jetë ndihmesë e madhe për pacientët nga Rajoni i Pejës.

“Në ceremoninë e nesërme përveç personelit të Spitalit të ftuar për të marrë pjesë në këtë solemnitet janë edhe Ministri i Shëndetësisë Dr.Arben Vitia, ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu – Hoxha, Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, Deputetja nga Peja në Kuvendin e Kosovës Dr. Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, si dhe mysafirë të tjerë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat