Dyshime për dëmtim të qëllimshëm të rezonancës në Spitalin e Pejës, Prokuroria nis hetimet

Peja

Dyshime për dëmtim të qëllimshëm të rezonancës në Spitalin e Pejës, Prokuroria nis hetimet

Më: 2 maj 2025 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të cilin dyshohet se mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

Lajmi është konfirmuar për telegrafin nga zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikqi.

Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin një prokurori të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Hetimet janë në fazën fillestare dhe deri më tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat