‘Hidrodrini’: Pagesat Online nga sot edhe përmes aplikacionit në telefona Smart

Peja

‘Hidrodrini’: Pagesat Online nga sot edhe përmes aplikacionit në telefona Smart

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 18:24
Pamje nga takimi

Zyra për Media e KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se, në kuadër të avancimeve teknologjike, kompania ka zgjeruar shërbimin e pagesave online.

Në këtë menyrë duke ia mundësuar konsumatorëve që faturat e ujit t’i paguajnë edhe përmes pajisjeve mobile me sisteme operative Android dhe iOS.

“Në kuadër të avancimeve teknologjike, me përkushtimin dhe mbështetjen nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Menaxheri i TI-së, si dhe falë punës së palodhshme të kompanisë ‘Informatika’, KRU ‘Hidrodrini’ ka zgjeruar shërbimin për t’i ofruar konsumatorëve mundësinë e pagesës online edhe në pajisjet mobile me sistemet ‘Android’ dhe ‘iOS’”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Krahas mundësive ekzistuese për pagesë online në faqen zyrtare të kompanisë dhe platformën e-Kosova, tashmë konsumatorët mund të shkarkojnë edhe aplikacionin ‘eHidrodrini’ nga Google Play Store për pajisjet Android dhe nga App Store për pajisjet iOS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat