Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc lirohen për në shtëpi, një vazhdon trajtimin

Peja

Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc lirohen për në shtëpi, një vazhdon trajtimin

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 12:21

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në mëngjes mes një autobusi dhe një veture në Dollc të Klinës.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se katër të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore.

Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat