Ndahet nga jeta zyrtarja e Gjendjes Civile në Pejë, Luljeta Cena

Peja

Ndahet nga jeta zyrtarja e Gjendjes Civile në Pejë, Luljeta Cena

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 19:39
Luljeta Cena

Drejtoria për Administratë në Pejë ka njoftuar për ndarjen nga jeta të zyrtares së Shërbimit të Gjendjes Civile, Luljeta Cena.

Në njoftim, kolegët e saj e kanë kujtuar atë si një mike dhe bashkëpunëtore të dashur, e cila la pas vepra të rralla dhe një staf që e donte dhe e respektonte jashtëzakonisht shumë.

“Lule, ike e bekuar duke lënë pas një staf që të donin dhe i doje aq shumë, duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona.

Shpirti yt u prehtë në paqe, e mira Luljetë”, thuhet në mesazhin ngushëllues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat