Pokuroria e Pejës: Prindërit kanë video, dhuna ndaj 2-vjeçares në çerdhe ishte me tendencë

Peja

Pokuroria e Pejës: Prindërit kanë video, dhuna ndaj 2-vjeçares në çerdhe ishte me tendencë

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar për “Kosova Live” T7,  se edukatorja e cila u dërgua në mbajtje për 48 orë, dyshohet se në një çerdhe private ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 2-vjeçareje.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, prindërit e fëmijës kanë parë videon e incizuar brenda institucionit, ku edukatorja shihet duke ushtruar dhunë me tendencë ndaj fëmiut të tyre.

I pyetur nëse dhuna nuk ishte rast i izoluar, por kishte karakter sistematik, Nikçi pohoi një gjë të tillë.

Ndërkohë hetimet për rastin janë duke vazhduar ende.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat