Zjarr i madh në afërsi të stacionit hekurudhor në Pejë

Peja

Zjarr i madh në afërsi të stacionit hekurudhor në Pejë

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 15:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka përfshirë një depo të materialit ndërtimor në afërsi të stacionit hekurudhor në Pejë.

Ekipet e zjarrfikësve janë duke e bërë të pamundurën për të lokalizuar vatrën e zjarrit.

Në vendngjarje janë edhe njësitet policore nga rajoni i Pejës.

Sipas informatave të para në vendngjarje, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale vërehet se mund të jenë të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat