I kanos policët brenda gjykatës, arrestohet pejani

Peja

I kanos policët brenda gjykatës, arrestohet pejani

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një rast i kanosjes ka ndodhur brenda gjykatës në Pejë të premten.

Sipas forcave të rendit, ngjarja ndodhi brenda sallës së gjykatës ku janë kanosur zyrtarët policorë.

 “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte në një sallë të gjykatës, kishte kanosur zyrtarët policorë.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, për të cilën ishte dërguar i dyshuari, me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat