Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë

Peja

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Pejë dhe Gjakovë

Nga: A.SH. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 14:32
Fotoilustrim

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë, përcjell Bota sot.

Punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e shkeljeve dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Njoftimi i plotë:

Siguria e punëtorëve mbi të gjitha!

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë

Inspektorët e punës kanë realizuar inspektime në dy kantiere ndërtimi, një në komunën e Pejës dhe një në komunën e Gjakovës, ku gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Si rezultat i këtyre konstatimeve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në të dy kantieret, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat