Viti i Gjykatës Speciale - Bota Sot
Viti i Gjykatës Speciale

Politika

Viti i Gjykatës Speciale

Nga: D. B Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:13
Gjykata Speciale

Politologu Faik Krasniqi ka thënë se viti 2019 do të duhej të ishte vit i zhvillimit ekonomik dhe vit i liberalizimit të vizave, por edhe ky vit ishte i humbur sikurse edhe dy dekadat e fundit, sepse do merren tërë vitin me Gjykatën.

 

Image
Faik Krasniqi

“Fatkeqësisht ky do jetë vit i Gjykatës Speciale, sepse i gjithë fokusi do jetë aty. Nuk do të ketë ndonjë ndikim tepër të madh. Do ketë thirrje nga kjo Gjykate për ish përfaqësuesit e UÇK-së. Për disa edhe ngritje të aktakuzave. Por këtë vit asnjë nga figurat kryesore të politikës nuk do të jenë cak i kësaj Gjykate, sepse bisedimet Kosovë-Serbi kanë hyrë në fazën finale, dhe nuk do të rrezikonin që të dëmtoheshin këto bisedime nëse ngritin aktakuze kundër figurave kryesore të politikës në Kosovë. Pas përfundimit dhe arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, çdo gjë do të jetë ndryshe dhe ngritja e aktakuzave mund të bëhet edhe ndaj tyre”, ka thënë politologu Krasniqi.

Ndërsa analisti politik Rexhep Shahu ka pohuar viti 2019 do të jetë vit i Gjykatës Speciale, ku krye temë do të jetë puna e saj.

Image
Rexhep Shahu

“Tashmë po shihet se pa vepruar Gjykata Speciale, dhe pa vu dorë ajo, qoftë keq apo mirë nuk ka qetësi, rehati dhe kthjelltësi, në Kosovë, pasi opinioni është ngritur pezull dhe të gjithë po presin. Andaj shpresojë se viti 2019 do të jetë vit i Gjykatës Speciale, meqë po shihet se pa vepruar Gjykata Speciale, dhe pa vu dorë ajo, qoftë keq apo mirë nuk do të ketë qetësi, në Kosovë, meqë i gjithë opinioni është ngritur pezull dhe po pret”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Sipas tij, nuk është çështja se Gjykata vjen si dëshirë e qytetarëve për të dënuar ndokënd, por njerëzit e shohin Gjykatën si shpresë se drejtësia duhet të vijë.

“Ajo vonon por nuk harron, si çështje besimi tek drejtësia e cila ka humbur ka kohë dhe kjo kërkesë popullore që të dënohet dikush, nuk është dëshirë e ngutjes për drejtësi që të bindemi se dikur vjen drejtësia”, ka thënë Shahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...