A ka gisht SHIK-u në vrasjen e Enver Malokut? - Bota Sot
A ka gisht SHIK-u në vrasjen e Enver Malokut?

Politika

A ka gisht SHIK-u në vrasjen e Enver Malokut?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 janar 2019 Në ora: 08:05
Enver Maloku

Me të filluar viti 1999 agresioni i Serbisë vetëm sa po shtohej. Përveç qytetarëve të zakonshëm më 11 janar të vitit 1999 u vra Enver Maloku, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur.  Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të 90-ta, shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Vrasja e Enver Maloku shënon edhe vrasjen e parë të një figure të madhe politike dhe akademike në vend, prej edhe kur kishte filluar lufta e hapur e Serbisë karshi eliminimit të shqiptarëve të Kosovës. Kjo vrasje ngre shumë pikëpyetje, e të cilat misterin e saj e shtojnë me vrasjet tjera të pasluftës, e që të gjithë i përkisnin një subjekti të vetëm politik, LDK-së. Deri në qershor të 1999 pothuajse askush nuk kishte dyshime se Enver Maloku është vrarë nga shërbimet serbe, askujt s`do i shkonte në mend as ta mendonte se mos vallë Enver Maloku është vrarë nga shqiptarët për hesape të pasluftës, apo nga shqiptarë për interesa serbe apo të dyja bashkë?. Duke ngritur të gjitha këto pikëpyetje natyrisht se hamendësimet mbështetën tek rrethanat e krijuara pas çlirimit, ku pothuajse Presidentit Rugova nuk i mbeti asnjë bashkëpunëtor i gjallë. Duke ndjekur edhe zhvillimet pas 11 janarit të 1999 na lind e drejta që vrasjen e Enver Malokut ta trajtojmë vrasjen e pare politike në Kosovë, e që fatkeqësisht të tilla ndodhën shumë.

Si karakteristikë e vrasjeve politike në Kosovë është edhe mënyra e ekzekutimit, që kryesisht janë bërë në errësirë, e tillë është edhe vrasja e z.Malokut, andaj kjo edhe e mistifikon edhe më shumë se kujt t’i drejtosh gishtin. Pavarësisht se ishte kohë lufte, nuk më bind aspak teza se Enveri është vrarë nga qarqet serbe, jo që nuk kishin arsye por serbet nuk kanë pasur arsye të fshihen pas një vrasje, derisa bënin masakra kudo pse duhet të fshihen pas një vrasje. Pavarësisht se fjala ishte për një njeri të ditur, intelektual, gjithsesi duket krejtësisht pakëz e besueshme një konstatim i tillë, se Malokut të jetë vrarë nga serbet. Mbase urdhri ka qenë i serbeve për ekzekutimi, pasi vrasësit vepruan në errësirë që mos të identifikohen.

A thua a mund të jetë urdhëruar dhe vrarë nga njerëz të SHIK-ut? Sado që një gjë të tilla nuk do të dëshiroja të ishte e vërtetë, të gjitha rrugët e arsyet dhe mënyrës së vrasjes të qojnë tek një konstatim i tillë. Në atë kohë SHIK-u ishte shumë mirë i organizuar, me njerëz që ishin në gjendje të vrisnin këdo që shefi me pseudonimin Luli urdhëronte. Në kohën e propagandës se SHIK-ut kundër institucioneve legjitime të Kosovës, është krejtësisht e kuptueshme që të eliminohet edhe njeriu që ishte në krye të informimit të drejtë dhe korrekt, gjë që u pengonte mjaft shumë njerëzve të SHIK-ut që propagandonin. Kjo dhe fakti se z.Maloku ishte njeri i dijes dhe mund edhe në të ardhmen, pas lufte, u “prishte” planet djallëzore të tyre për të kapur shtetin, sigurisht se ka qenë arsye e mjaftueshme për ta vrarë, dhe pa marrë askush fajin deri sot me justifikimin se “ishte luftë dhe serbët e kanë vrarë”. Shpresoj se në 20 vjetorin e kalimit të tij në amshim, vrasësit do të gjinden dhe të marrin dënimin e merituar, pa dëshirën që vrasësit mos të jenë shqiptare, edhe pse mundësitë janë të mëdha që urdhërdhënësit të jenë aktualisht në institucionet tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...