Sinjale për ngritjen e aktakuzave të para të Speciales, avokati shpjegon procedurat

Politika

Sinjale për ngritjen e aktakuzave të para të Speciales, avokati shpjegon procedurat

Nga: A.M. Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:12
Gjykata Speciale

Avokati Adrian Gjoshi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ngritja e aktakuzave është afër  kjo është e qartë nga intervistimi i dëshmitarëve të dyshuar nga Gjykata Speciale.

“Intervistimi i të dyshuarve dhe/apo dëshmitareve është sinjal i qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është shumë afër ngritjes së aktakuzave”, është shprehur avokati për “Bota sot”.

Sa i përket kohëzgjatjes të procesit të Gjykatës Speciale, Gjoshi mendon se është  relative pasi që në bazë të ligjit të krijuar  parashihet mundësia e riemërimit të prokuroreve, gjyqtareve dhe stafit administrativ të saj.

Image
Adrian Gjoshi

“Se sa do të jetë jetëgjatë Gjykata Speciale, kjo është relative sepse në bazë të ligjit me të cilin është krijuar kjo gjykate parashihet mundësia e riemërimit të prokuroreve, gjyqtareve dhe stafit administrativ të Gjykatës Speciale”, ka potencuar avokati Gjoshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat