Largohet Mitchell përkrahësi i Kosovës, shtohet frika se pasardhësi i tij, të jetë përkrahës i idesë serbo-ruse

Politika

Largohet Mitchell përkrahësi i Kosovës, shtohet frika se pasardhësi i tij, të jetë përkrahës i idesë serbo-ruse

Nga: G.B Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:23
Wess Mitchellp

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se largimi i Wess Mitchell, njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë, është për keqardhje, pasi ai ka qenë i njohur për qëndrimet e njohura pro Kosovës.

“Dorëheqja e z. Mitchell është në kuadër të punëve të brendshme të administratës Trump. Duke qenë i angazhuar për raportet Kosovë-Serbi dhe i njohur për qëndrimet e tija pro Kosovës, është për të ardhur keq largimi i tij. Duhet theksuar se administrata Trump është e paparashikuar në veprimet e saja, andaj ekziston droja se pasardhësi i z. Mitchell mund të jetë ndonjë person që mbështet ndryshimin e kufijve në Ballkan”, është shprehur ai

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti thotë se nëse pasardhësi i tij do të jetë pro ndryshimit të kufijve, kjo nënkupton trazira, ku shqiptarët do të jenë humbës, por që mbetet për tu parë se kush do të jetë në vend të tij.

“Një gjë e tillë nënkupton trazira dhe luftë, ku shqiptarët me gjasë do jenë humbës. Duke uruar që kushdo që vjen në këtë pozitë në SHBA të jetë kundër ndryshimit të kufijve, shpresoj se largimi i Wes Mitchell mos të pësojë realizimin e skenarit serbo-rus për ndryshim të kufijve. Mbetet për t'u parë, por ekziston frika që pasuesi i z Mitchell të jetë përkrahës i idesë serbo-ruse, që do të ishte fatale për Kosovën. Gjithsesi largimi i z.Mitchell është lajm jo i mirë për Kosovën”, ka deklaruar Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat