E zbulon profesori i njohur: Kryerrebeli Shpend Ahmeti ishte prijësi i shkatërrimit prej VV-së

Politika

E zbulon profesori i njohur: Kryerrebeli Shpend Ahmeti ishte prijësi i shkatërrimit prej VV-së

Nga: D. B. Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:16
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje është njëra ndër Partitë më të reja për nga formimi por edhe për nga mosha. Kjo parti të cilën e udhëheqë Lideri i sajë Albin Kurti ka grumbulluar rreth vetës pjesën më të re dhe më të shëndetshme të kombit.

Kështu ka vlerësuar profesor Dr. Binak Maxharraj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se rrugëtimi dhe rritja e saj nuk ishte nëpër kancelarit e ndryshme, pasi kjo parti lindi dhe u rrit në rrugë, në demonstrata dhe në protesta.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“VV është një parti që u zhvillua në protesta, një parti që luftoi për ndërtimin e shtetit, një parti që luftoi vjedhjet dhe hajnit e Partive tjera, e sidomos atë të PDK-së e cila përbëhet nga komandantet e vërtetë dhe komandantëve mashtrues, qëllimi i të cilëve nuk ishte ndërtimi i shtetit, por plaçkitja e shtetit. VV, protestoi edhe kundër Presidentit te Kosovës për Marrëveshjet e këqija në dëm të Kosovës për idenë e tij për ta ndarë dhe copëtuar Kosovën e cila që një vit e bëri rrëmujë Kosovën, duke mos pasur kështu përkrahjen nga askush. Protestojë për dorëzimin e tij ndaj politikave destruktive të Serbisë, protestoi për këmbimin tregtar diskriminuse ndaj Kosovës, dhe pa kurrfarë reciprociteti ishte e para që për te gjitha këto protestoi edhe në Parlament duke tentuar që të mos kalojnë Marrëveshjet e dhembshme për Kosovën siç ishte demarkacioni me Malin e Zi dhe Marrëveshjet e ndryshme”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, për të gjitha këto, e për shumë të tjera LVV u sulmua gjatë protestave (ku ju vranë edhe dy aktivist),dhe u persekutuan aktivistet e saj, si në kohën e okupimit serb, Albin Kurti rrëzohej për toke nga policet duke ia vë çizmen në fyt

“Kështu u rritë LVV në “betejat e saj nëpër rrugë duke kërkuar respekt për shtetin e vet. Në këtë mënyrë LVV u rritë, lëshoi shtat dhe u bë një ndër subjektet më të fuqishme në Kosovë që në zgjedhjet e fundit doli partia e parë me 32 deputet duke i lënë kështu pas edhe disa parti më të mëdha. Mu për këtë këto parti nga inati filloj për të bërë skenarë se si të ndalet kjo parti në rritjen e saj të mëtejme. Dhe e gjeti ‘Kalin e Trojës’ pikërisht brenda LVV, dhe për ta shkatërruar atë nga brenda. Shigjetat kundër LVV erdhën pikërisht nga Partia më e sëmurë dhe më dergje partia e PDK-së, e cila në këtë drejtim  orkestroi “Klanin Pronto” dhe SHIK-un. Ata ia futën fitilin LVV duke i gjete kështu, aty brenda do farë krimba të cilët kishin nisë ta brejnë LVV”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai konsideron se para një viti për ta shkatërruar dhe penguar LVV drejtë rritjes së saj për ta marr pushtetin brenda kësaj Partie shpërtheu sherri dhe u inskenuan skenar ndër më të ndryshmet për ta shpartalluar LVV.

“Kjo ndodhi atëherë kur Lideri i kësaj partie Albin Kurti gjendej në burg për shkak të luftës së tij për blerjen e shtetit ku në këtë parti filloi revolta, dhe nisi rebelimi në fillim me një banalitet të turpshëm duke e quajtur Albin Kurtin m*t nga Aida Dërguti, dhe krejt kjo sipas një skenari të përgatitur më parë, nga elementet destruktiv brenda dhe jashtë LVV. Po ashtu nisi rebelimi dhe në shenjë gjoja të”despotizmit” të Albin Kurtit dolën më rëndë, sipas skenarit të përgatitur që më parë nga 12 deputet të LVV. Por arsyeja e arratisjes së këtyre rebelëve nuk ishte se ata e kishin keq në LVV, por ishin te detyruar nga jashtë me joshje dhe premtime për pozita dhe afrim me PDK-në. Dhe kjo u vërtetua këto ditë, kur ata nuk deshtën me nejtë në opozitë por iu rras pushtetit sipas premtimëve të dhëna. Tërë këtij skenari i parapriu kryerrebeli Shpend Ahmeti, i cili gjatë gjithë skenarit të arratisjes së rebelëve, vetë ndejti i fundit. Kryer rebeli së bashku me ”bandën”e rebelëve tjerë, sipas premtimeve iu afrua pushtetit, dhe bashkëpunoi me pushtetin, për tia dhënë votat kur ti duhen, dhe u futën në ekipin për dialog me Serbin pa kurrfarë autorizimeve në këtë drejtim”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, kryer rebeli Shpend Ahmeti madje edhe u zgjodh si kryesues.

“Këta janë deputet falso, sepse de facto këto mandate i vodhën nga LVV, të cilës edhe i takojnë. Por një gjë dihet dhe e dinë të gjithë, se Shpend Ahmeti le të merr pozita çfarë do qoftë, por ai kurrë nuk mund të jetë më i fortë karshi LVV, dhe karshi Albin Kurtit. Sepse Albin Kurtit nuk mund ti afrohet as deri tek zogu i këmbës, pasi Ahmeti do të mbetet një kurgjë, dhe një hiç ndaj figurës me emblematike sot në Kosovë, i cili, jo vetëm Shpend Ahmetin por të gjithë liderët tjer po i gjuan në bërllog në të gjitha sondazhet. Natyrisht sepse atë populli e don, pasi ai është sinonim i tyre, dhe është shpresa e tyre për një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze. Kohët e fundit midis LVV dhe këtyre rebeleve ka nisë një fushatë e paprecedent midis tyre, dhe plasi sherri midis tyre. Sigurisht me iniciativën e punëdhënësve të tyre nga PDK-ja, duke tentuar se kush po e fyen dhe e njollos më shumë njëri- tjetrin siç janë keqqeverisja e keq në komunën e Prishtinës. Bile për këto “shpifje” të LVV Shpend Ahmeti e paska bërë një padi, të kotë në Gjykatë, sepse argumentet e tij nuk janë të sakta, bile qumështi i Shpend Ahmeti vec është tani kos, kurse Jahta e Devollve është hala gadi për të”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Ai konsideron se dikur Shend Ahmeti tutej, dridhej nga Albin Kurti, fshihej birucave për tu mos u takuar me Albin Kurtin, sepse e kishte kaçikun e vogël më u taku më viganin e LVV partia e të cilit po rritet për çdo ditë.

“Kjo u pa me 28 shtator 2018 kur i vetëm në protesta e dridhi të tërë Prishtinë dhe Kosovën, kurse rebelet në çfarëdo rrethanash ne zgjedhje do të pësoi debakël. Thirrja e Shpend Ahmetit në një duel në Tv me Albin Kurtin është më se qesharake dhe budallallëk i sojit të Shpend Ahmetit, sepse Shpnd Ahmeti është i vogël sa buburreci për t’u ballafaquar me Lideri i parë ekselence të Kosovë, do të ishte nënçmim jo vetëm thirrja në duel por edhe nënçmim për Albin Kurtin i cili është Lider i përmasave të mëdha jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë”, ka thënë profesor Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat